Lexoni edhe:
Me lot në sy, Britney Spears kërkoi nga gjykata që t’i hiqet kujdestaria babait të saj
Ata që duan veturë “të re” e të prodhuar para 20 v jetëve, do ta kenë mundësinë të provojnë ta blejnë përmes ankandit të shtëpisë Silverstone Auction.
Vetura e markës Volkswagen Golf GTI 25th Anniversary është prodhuar më 2002, por deri më tash i ka të kaluara vetëm 12.9 kilometra. Se pse nuk është shfrytëzuar më shumë, ende nuk dihet.
Me lot në sy, Britney Spears kërkoi nga gjykata që t’i hiqet kujdestaria babait të sajLexoni edhe:
GTI 25th Anniversary është prodhuar për të shënuar 25-vjetorin e modelit legjendar GTI, Më vonë në SHBA e Kanada është shitur një model i ngjashëm, GTi 337.
Modeli është i bazuar në Golfin e gjeneratës ës katërt. Ka motor 1.8 litërsh - turbo me 4-cilindra me 180 kuaj-fuqi.
Vetura do të nxjerrët në ankand pa një çmim minimal dhe është vështirë të parashikohet se deri ku mund të shkojë çmimi i saj. Para tre vjetësh, një model i tillë ishte shitur në Angli për 11.812 funte, por kishte shumë më shumë kilometra të kaluar.
(Kosova Sot Online)