Ashpërsohen rregullat në Youtube dhe TikTok

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 13:45
Ashpërsohen rregullat në Youtube dhe TikTok

Pas kritikave të organizatave për mbrojtjen e kafshëve Youtube dhe TikTok ashpërsojnë rregullat kundër videove të inskenuara me skena për shpëtimin e kafshëve.

Një influencer shpëton një majmun prej mbytjes së një gjarpri apo shpendi grabitqar, tjetra nxjerr mace nga ndonjë vrimë e thellë ose rikthen në det breshkauji ose kafshë të tjera ujore – gjithçka duket si heroike, por është në fakt mizori ndaj kafshëve. Sepse videot shpesh nuk janë xhirime thjesht të rastësishme – por kanë si synim të marrin sa më tepër likes dhe klikime.

Organizatat përmbrojtjen e kafshëve si Peta dhe Lady Freethinker kanë kohë që e kritikojnë këtë modë të rrezikshme të influencërve. Sipas hulumtimit të tyre për të prodhuar video interesante kafshët mbahen në robëri dhe keqtrajtohen. Po ashtu kafshët shpesh janë të plagosura prej zogjve grabitqarë, kurse zogjve grabitqarë u kanë prerë krahët në mënyrë që ata të mos mund të fluturojnë aq lehtë.

(Kosova Sot Online)