Kina ua kufizon fëmijëve video-lojërat në vetëm një orë në ditë

  • E.K /
  • 31 August 2021 - 08:35
 Kina ua kufizon fëmijëve video-lojërat në vetëm një orë në ditë

Personat nën moshën 18-vjeçare që luajnë lojëra kompjuterike do të kenë të drejtë që ta bëjnë këtë vetëm nga një orë në ditë të premteve, në fundjavë dhe gjatë pushimeve, tha rregullatori kinez i video-lojërave.

Administrata Kombëtare e Shtypit dhe Publikimeve i tha agjencisë shtetërore të lajmeve, Xinhua, se video-lojërat do të lejohen vetëm nga ora 20 deri në orën 21, shkruan BBC.

Shteti do ta rrisë numrin e inspektorëve të video-lojërave për ta kontrolluar zbatimin e kufizimit kohor të vendosur nga rregullatori.

Më herët, video-lojërat për fëmijë lejoheshin nga 90 minuta në ditë, ndërsa në pushime nga tri orë në ditë.

Më herët këtë muaj, një medium shtetëror i cilësoi lojërat kompjuterike si “opium shpirtëror”. Vendimi i ri erdhi pas shqetësimeve rreth ndikimit të kohës së gjatë që fëmijët e kalojnë duke luajtur video-lojëra.

(Kosova Sot Online)