Këto janë gabimet që bëni kur WiFi nuk punon në shtëpi

  • A.P /
  • 02 September 2021 - 14:50
Këto janë gabimet që bëni kur WiFi nuk punon në shtëpi

Wi-Fi është një nga pjesët më të rëndësishme në ditët e sotme. Me WiFi vinë shumë mundësi por dhe kufizime siç janë shpejtësia e ngadaltë, sinjali i dobët, dhe shumë probleme të tjera. Megjithatë, kur përballeni me probleme të kësaj natyre, ndodh që mund të keni bërë disa gabime.

Sipërfaqet metalike dhe mobiljet

Nëse WiFi juaj lëshon valë elektromagnetike, çdo sipërfaqe ose objekt metalik në shtëpi do të parandalojë përhapjen e valëve. Nëse dëshironi që lidhja në internet të funksionojë pa probleme, është e nevojshme ta vendosni routeri larg metaleve.

Mure guri ose tulla

Ka disa lloje muresh që mund të bllokojnë sinjalin Wifi. Ndër materialet më të zakonshme janë mermeri, çimentoja dhe tullat. Kjo është arsyeja pse në shtëpi dykatëshe, zakonisht në një kat nuk ka internet kaq të mirë. Vendoseni pajisjen në një vend me hapësirë dhe larg mureve.

Distanca nga pajisja

Sa më larg që routeri të jetë nga kompjuteri, telefoni apo tableti, fuqia e WiFi zvogëlohet.

Pasqyra

Ky objekt vepron si një “mburojë”, duke e bërë lidhjen e internetit të ulët.

(Kosova Sot Online)