Apple iu lejon përdoruesve të raportojnë problemet në App Store

  • A.P /
  • 07 October 2021 - 14:55
Apple iu lejon përdoruesve të raportojnë problemet në App Store

Apple ka vendosur një karakteristikë të re që iu lejon përdoruesve të raportojnë mbi një aplikacion mashtrues. “Report a problem” do të shërbejë për çdo problem që mund të keni vënë re në App Store.

Kompania ka konfirmuar se kjo veçori është në dispozicion për përdoruesit në Australi, Kanada, Zelandën e Re dhe SHBA – me planet për t’u “zgjeruar në vende të tjera me kalimin e kohës”. Kjo vjen pasi u ngritën disa akuza se App Store kishte shumë aplikacione mashtruese dhe se nuk kishin ku t’i raportonin ato.

Në blogun Apple Developer, kompania thotë se ka mbështetur gjithmonë përdoruesit që të raportojnë problemet me aplikacionet që në fillim, por kjo karakteristikë e re e bën procesin më të lehtë.


(Kosova Sot Online)