Pse njerëzit priren t’i besojnë më shumë Google?

  • A.P /
  • 09 October 2021 - 15:00
Pse njerëzit priren t’i besojnë më shumë Google?

“The Verge” ka publikuar të ashtuquajturën “Anketa e besimit” mbi markat e ndryshme teknologjike. Ajo që ishte një surprizë është se njerëzit priren t’i besojnë verbërisht Google duke e preferuar kundrejt Amazon, Microsoft dhe Apple dhe arsyeja është e thjeshtë. Marka tjetër e besueshme në listë është YouTube, i cili gjithashtu i përket Google.

Google nuk konsiderohet se po shkel privatësinë e përdoruesve dhe motori i kërkimit, nëse përdoret siç duhet, nuk dezinformon si platformat e tjera sociale. Sigurisht, Google gjithashtu mbledh të dhëna personale, por përdoruesi duket se nuk i kushton shumë vëmendje. Ekziston një arsye shumë specifike pse njerëzit preferojnë Google, sipas Inc.com. 

Në jetën tonë të përditshme, funksionon si “parazgjedhje e lehtë”. Motori i kërkimit, shërbimi i paracaktuar i postës elektronike, shfletuesi i paracaktuar i uebit, është vendi ku njerëzit shkojnë për udhëzime, për të gjetur një restorant aty pranë ose për të bërë plane udhëtimi.


(Kosova Sot Online)