Kjo makinë është gati për një garë në Antarktidë

  • A.P /
  • 24 December 2021 - 16:18
Kjo makinë është gati për një garë në Antarktidë

Një sportiste amerikane ka kthyer Porsche të vitit 1956 në një makinë dëbore. Renée Brinkerhoff po përgatitet për fazën përfundimtare të Project 356 World Rally Tour që do të zhvillohet në dhjetor. Makina është e pajisur me pista dëbore në pjesën e pasme dhe me ski përpara.

Makina e saj klasike është ndryshuar shumë herë për mjedise të ndryshme në mënyrë që të marrë pjesë në gara të ndryshme anembanë globit gjatë pesë viteve. “Ne kemi pasur një synim për të thyer barrierat dhe për të vendosur rekorde të reja, shpresojmë ta bëjmë këtë në Antarktidë.”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)