Çfarë nxjerrin në pah dokumentet e bëra publike nga kompania Facebook

  • A.P /
  • 04 November 2021 - 20:45
Çfarë nxjerrin në pah dokumentet e bëra publike nga kompania Facebook

Kompania Facebook, gjigandi i medias sociale, po përballet me kritika publike dhe hetime nga entet rregullatore pas daljes në dritë të mijëra dokumenteve të brendshme nga një ish-punonjëse e rrjetit social.

Çfarë përmbajnë dokumentet ?

Pas përpilimit të dokumenteve, ndërsa punonte si menaxhere në kompaninë Facebook, Frances Haugen ia shpërndau ato një grupi prej 17 mediash amerikane, të cilat bashkëpunuan në një projekt për të publikuar në rrugë individuale gjetjet e tyre.

Raportet, të publikuara në një ditë të koordinuar në fund të tetorit, e portretizojnë Facebook-un si një kompani në përpjekje të rritjes së përdoruesve dhe shtimit të fitimeve, duke mos marrë parasysh mënyrën se si njerëzit po e përdornin platformën për të përhapur urrejtje dhe dizinformim.

Nga dokumentet e studiuara, del në pah se Facebook-u kishte vështirësi kryesisht tek monitorimi i gjuhës së urrejtjes, retorikës nxitëse dhe keqinformimit nga përdoruesit që postonin nga vende të caktuara. Ndër ta përfshiheshin edhe disa përdorues që Facebook.

Pse janë të rëndësishme dokumentet?

Kompania ka shtrirje masive globale. Facebook-u kishte 2.74 miliardë përdorues aktivë në fund të shtatorit, sipas statistikave të kompanisë. Çfarë do të thotë se rreth 1 në çdo 3 njerëz në planet është përdorues. Kompania ofron gjithashtu shërbime të tjera të njohura si WhatsApp dhe Instagram.

Si reagoi kompania Facebook?

Zëdhënësja e Facebookut, Mavis Jones, tha përmes një deklarate se kompania po punon për të ndaluar abuzimet në platformën e saj në vendet ku ka një rrezik më të lartë konflikti dhe se ka moderatorë 

Themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, foli të hënën gjatë një konference mbi fitimet tremujore dhe tha se Facebook-u po përballet me “një përpjekje të koordinuar për të përdorur në mënyrë të përzgjedhur dokumentet e dala për të paraqitur një panoramë të rreme të kompanisë.

(Kosova Sot Online)