Prezantohet modeli i ri i taksisë fluturuese

  • A.P /
  • 05 November 2021 - 14:49
Prezantohet modeli i ri i taksisë fluturuese

Airbus, një nga kompanitë më të mëdha të aviacionit në botë, prezantoi versionin e ri të taksisë fluturuese CityAirbus. Automjeti, i cili ka kapacitetin për të transportuar 4 pasagjerë me fluturim autonom, mund të arrijë një distancë prej 80 kilometrash dhe një shpejtësi prej 120 kilometrash.

Fluturimi i parë i modelit CityAirbus NextGen është planifikuar të kryhet në vitin 2023. Sipas kompanisë, modelet Vahana dhe CityAirbus kanë kryer gjithsej 242 teste dhe kanë fluturuar rreth 1000 km. Bruno Even, CEO i Airbus Helicopters, tha se synon të krijojë një treg të ri në të cilin transporti ajror urban të integrohet në qytete.

“Airbus beson se sfidat kryesore janë me teknologjinë e automjeteve, modelet e biznesit, integrimin urban, pranimin e komunitetit dhe menaxhimin e automatizuar të trafikut ajror. Ne bashkojmë të gjitha talentet dhe ekspertizën për të ofruar një shërbim të sigurt, të qëndrueshëm dhe plotësisht të integruar për komunitetin.”, tha ai.

(Kosova Sot Online)