Mecha Dragon me 550 kuaj fuqi

  • A.P /
  • 23 November 2021 - 15:03
Mecha Dragon me 550 kuaj fuqi

Me një pamje të “frikshme” dhe specifikime premtuese, Mecha Dragon  është një coupe me katër dyer në gjendje të sfidojë konkurrentët më të aftë. Nëse deri më tani mendonit se Porsche Taycan ishte sedani më i mirë sportiv elektrik i ditëve tona, ndoshta është koha për të ndryshuar mendim.

“Dragoi” kinez u zbulua në panairin ndërkombëtar të automjeteve në Guangzhou, duke “vjedhur” shfaqjen me dizajnin e tij dhe specifikimet mbresëlënëse. E vërteta është se Mecha Dragon nuk ka asnjë ngjashmëri me modelet me të cilat kinezët janë mësuar, duke adoptuar një kod dizajni të ndryshëm.

Ka dy motorë elektrikë me fuqi të kombinuar prej 550 kf dhe 750 Nm çift rrotullues, si dhe bateritë litium-jon me kapacitet 115 kwh. Mecha ka një distancë prej 802 km dhe aftësinë për të rikuperuar rreth 50% të kapacitetit energjetik të baterive të tij në 10 minuta. Do të prodhohen 101 njësi me një çmim që arrin në 67.500 euro.

(Kosova Sot Online)