Legjenda e “Toyota-s”, njihni “Corolla-n” e re me magjinë e saj

  • A.P /
  • 16 December 2021 - 15:05
Legjenda e “Toyota-s”, njihni “Corolla-n” e re me magjinë e saj

Toyota Corolla është një ndër modelet më të shitura në mbarë botën. Megjithatë, ajo ndjek gjithmonë rrugën e evolucionit të vazhdueshëm, në mënyrë që t’u shërbejë nevojave moderne të konsumatorëve. Kjo shihet tek përmirësimet e Corolla Hatchback, Touring Sports dhe Sedan, që fokusohen në pamjen dhe teknologjitë e reja.

Corolla ka sistemin më të fundit multimedial të Toyota-s për vitin 2022, me lidhje të përmirësuar ndjeshëm, funksionalitet dhe lehtësi në përdorim. Sistemi i ri ka një procesor (CPU) më të fuqishëm që funksionon 2.4 herë më shpejt se njësia aktuale, duke ofruar përgjigje shumë më të shpejtë ndaj komandave të përdoruesit.

Duke funksionuar nëpërmjet një ekrani qendror me prekje HD tetë inç, ai ofron akses të menjëhershëm në një sërë shërbimesh inteligjente, duke përfshirë navigimin e bazuar në renë kompjuterike dhe përditësimet e vazhdueshme të trafikut. Informacionet transferohen përmes Modulit të Komunikimit të të Dhënave Corolla (DCM) në mënyrë që të mos ketë kosto shtesë të të dhënave.

Shoferi gjithashtu, nëpërmjet sistemit të komandës zanore, mund të përdorë një asistent të ri dixhital të integruar që njeh komandat e folura të sistemit multimedial, ose funksionet e automjetit si hapja ose mbyllja e dritareve. Përditësimet e softuerit funksionojnë pa probleme, përmes ajrit (OTA) dhe AppleCarPlay, me valë dhe AndroidAuto, me kabllo, të cilat ofrojnë integrim të telefonit.

Para-shitjet e Corolla-s së re tashmë kanë filluar dhe dërgesat e para për klientët janë planifikuar për në fund të janarit 2022. 

(Kosova Sot Online)