Instagram do t’ju tregojë kur duhet të bëni një pushim nga rrjeti social

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 09:35
Instagram do t’ju tregojë kur duhet të bëni një pushim nga rrjeti social

Instagram ka lansuar opsionin e ri që inkurajon përdoruesit të kalojnë pak kohë larg platformës ndërsa është përballur me akuza po dëmton mirëqenien mendore të adoleshentëve. “Take a Break” u prezantua që në shtator por do të vijë fillimisht për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Australi, dhe për të gjithë përdoruesit në muajt në vijim, raporton CNN.

Përdoruesit mund ta aktivizojnë veçorinë te “Cilësimet” dhe të zgjedhin nëse duan të sinjalizohen pas përdorimit të platformës për 10 minuta, 20 minuta ose 30 minuta qëndrim në platformë. Më pas ata do të marrin një sinjal që u thotë të mbyllin aplikacionin, duke u sugjeruar të marrin frymë thellë, të shkruajnë diçka, të kontrollojnë një listë detyrash ose të dëgjojnë një këngë.

Kompania po punon gjithashtu në një qendër edukative për prindërit me këshilla nga ekspertë për t’i ndihmuar ata të diskutojnë përdorimin e mediave sociale me adoleshentët e tyre, si dhe që të shohin se sa kohë kalojnë fëmijët e tyre në Instagram dhe të vendosin kufij kohorë. 

(Kosova Sot Online)