Lexoni edhe:
Instagram do t’ju tregojë kur duhet të bëni një pushim nga rrjeti social
Instagram ka inkurajuar përdoruesit që të bëjnë një pushim të shkurtër, ndërsa kompania lufton me akuzat se shumë kohë e kaluar në rrjetet e saj sociale dëmton mirëqenien mendore të adoleshentëve.
Instagram do t’i lejojë njerëzit të zgjedhin të shohin mesazhe pop-up kur ata kanë shpenzuar shumë kohë duke parë një temë të caktuar, duke sugjeruar që të eksplorojnë tema të tjera. Përdoruesit gjithashtu mund të vendosin të shtyhen për të bërë një pushim pasi të kenë kaluar 10, 20 ose 30 minuta rresht në aplikacion, tha
Platforma më pas do t’u kujtojë përdoruesve për aktivitetet alternative ndaj mediave sociale, të tilla si shëtitja ose thjesht të marrin frymë thellë, tha në një intervistë kreu i mirëqenies dhe sigurisë në Instagram, Vaishnavi J.
Instagram do t’ju tregojë kur duhet të bëni një pushim nga rrjeti socialLexoni edhe:
“Kur keni shpenzuar një periudhë të gjatë kohore – 20 minuta për shembull duke qenë një periudhë mjaft e gjatë kohore – është shumë e vlefshme për ju që më pas të merrni një njoftim të vogël që ju kujton të bëni një pushim. Mund të mos ndiheni sikur keni shpenzuar kaq shumë kohë në aplikacion sepse keni bërë pesë ose gjashtë gjëra të ndryshme në ato 20 minuta”, tha ajo.
Kreu i Instagramit, Adam Mosseri është planifikuar të dalë të mërkurën përpara një nënkomiteti të Senatit të SHBA që heton sigurinë e fëmijëve në mediat sociale. Instagram ka qenë nën një shqyrtim në rritje mbi efektet e tij tek përdoruesit e rinj pas një serie të Ëall Street Journal në fillim të këtij viti dhe historive të tjera nga një konsorcium organizatash mediatike bazuar në dokumentet e brendshme të zbuluara nga informatorja e Facebook, Frances Haugen. Disa nga dokumentet shfaqën zbulime të reja rreth ndikimit të Instagramit në imazhin e trupit, gjumin dhe ankthin e adoleshentëve.
Muajin e kaluar, një grup prokurorësh të përgjithshëm të shtetit amerikan njoftuan një hetim mbi përpjekjet e Instagramit për të angazhuar fëmijë dhe të rinj.
Instagram njoftoi në nëntor se kishte filluar testimin e veçorisë “ take-a-break”. Kompania nuk publikoi asnjë statistikë se sa përqind e njerëzve largohen nga aplikacioni pasi t’iu jetë tërhequr vëmendja, por tha që sapo adoleshentët të aktivizojnë funksionin, më shumë se 90% e mbajnë atë të ndezur.
Në mars, kompania gjithashtu planifikon të lançojë një grup mjetesh që synojnë t’u japin prindërve më shumë dukshmëri në përdorimin e aplikacionit nga fëmijët e tyre adoleshentë. Adoleshentët do të jenë në gjendje t’u japin prindërve ose kujdestarëve të tyre lejen për të parë sa kohë kalojnë në Instagram dhe për të vendosur kufij kohorë, sipas kompanisë. Adoleshentët gjithashtu do të jenë në gjendje të njoftojnë prindërit e tyre nëse raportojnë dikë për shkelje të rregullave të aplikacionit.
(Kosova Sot Online)