Citroen PLR, “përbindëshi” me 700 kuaj fuqi dhe 11 rrota

  • A.P /
  • 10 December 2021 - 14:57
Citroen PLR, “përbindëshi” me 700 kuaj fuqi dhe 11 rrota

Citroen PLR është një nga automjetet më unike në botë. Prodhuesi i makinave krijoi për furnizuesin e gomave Michelin këtë prototip të përshtatur nga modeli i tij DS Break, i cili quhet ndryshe “Mille Pattes”. Është projektuar me një gjatësi prej 7.2 metrash, gjerësi 2.45 metra dhe me 11 rrota.

Rrota e 11-të është elementi më i rëndësishëm por i padukshëm nga jashtë. Në pjesën e pasme kishte dy motorë V8 5.7 litra nga Chevrolet, secili prej 250 kuaj fuqi. Njëri drejtonte makinën dhe tjetri shërbente për uljen e gomës provë në tokë.

Gjashtë rrotat e pasme fuqizonin makinën ndërsa katër rrotat e përparme e drejtonin atë, duke krijuar një strukturë komplekse por efektive. Sipas të dhënave, PLR kishte një shpejtësi maksimale prej afërsisht 180 kilometra në orë, gjë që nuk ishte aspak e keqe për një automjet që peshonte 9 ton.

(Kosova Sot Online)