Djaloshi nga Uellsi vazhdon të kërkojë hard-diskun me Bitcoin në vlerë prej rreth 500 milionë dollarë

  • E.K /
  • 20 December 2021 - 08:59
Djaloshi nga Uellsi vazhdon të kërkojë hard-diskun me Bitcoin në vlerë prej rreth 500 milionë dollarë

Newport, një qytet bregdetar në Uells, është i famshëm për portet e tij dhe trashëgiminë industriale.

Por së fundmi, ky qytet është bërë i famshëm edhe për një fakt – për gjoja se ka rreth 500 milionë dollarë Bitcoin të varrosur në deponinë e tij lokale.

Sipas mediave të huaja, kjo pasi që ish-punonjësi i IT-së, James Howell, kishte “minuar kriptomonedhat në vitin 2013”, shumë përpara se vlera e saj të ngrihej në qiell.

Por në një moment, ai aksidentalisht hodhi hard-diskun ku ishte ruajtur “çelësi i hyrjes”.

“Kam gjetur një hard-disk bosh 20 GB në sirtarin tim në vend të mijëra Bitcoin-ëve”, ka thënë Howell për CBS News.

Që atëherë, ai ka lobuar te qeveria lokale për ta lejuar atë të gërmojë tonelata plehrash në vendgrumbullim si pjesë e një përpjekjeje për ta gjetur atë.

Por zyrtarët lokalë po refuzojnë ta lejojnë atë.

“Ka kompani që gërmojnë në fund të oqeanit për thesare. Gërmimi i një toke është diçka më e lehtë sesa në fund të oqeanit”, mendon Howell.

Ai gjithashtu tha se ka kontaktuar ekspertë nga e gjithë bota si pjesë e përpjekjes së tij për të rikthyer pasurinë e tij të madhe me Bitcoin.

Madje, pavarësisht se i ofron Këshillit të Qytetit të Njuportit një sasi të monedhave nëse do t’i gjente ato, ai vazhdon të refuzohet duke përmendur dëmin mjedisor që mund të shkaktojë dhe se “detyra e këshillit është të ofrojë shërbime për banorët tanë” – diçka që tha se plani i Howell do të të pengojë.

Megjithatë, Howell është i vendosur të vazhdojë të përpiqet të gjejë hard-diskun e tij.

“Unë nuk do të heq dorë nga kjo, sepse e dini, siç thashë, është një biletë lotarie e humbur”, tha ai. “Një biletë lotarie do të shpërbëhej, por një hard-disk jo”.

(Kosova Sot Online)