Moderatorja padit TIKTOK për traumën e shkaktuar nga videot

  • E.K /
  • 30 December 2021 - 09:01
Moderatorja padit TIKTOK për traumën e shkaktuar nga videot

Një ish-moderatore e TikTok paditi kompaninë për shkak se pretendon që nuk arriti ta mbronte shëndetin e saj mendor nga ekspozimit i vazhdueshëm ndaj përmbajtjeve traumatike video. Candie Frazier tha se ka shqyrtuar deri në 12 orë në ditë video që shfaqnin dhunë ekstreme. Ajo deklaroi se tani vuan nga akthi dhe depresioni.

Për të mbrojtur përdoruesit e saj platforma e ndarjes së videove përdor mijëra moderatorë që kontrollojnë videot dhe llogaritë që shkelin rregullat e saj raporton “BBC”. Zonja Frazier paditi si TikTok ashtu edhe kompaninë kineze Bytedance që e kontrollon atë.

Ajo pretendon se në rolin e saj si moderatore ka parë video të sulmeve seksuale, kanibalizmit, gjenocidit, të shtënave masive, abuzimit seksual të fëmijëve dhe gjymtimit të kafshëve. Zonja Frazier ka punuar për kompaninë Telus International që ishte kontraktuar nga TikTok për të kontrolluar përmbajtjen e videove.

Ajo deklaroi se për të menaxhuar vëllimin e përmbajtjes ka parë deri në 10 video njëkohësisht. TikTok nuk e komentoji rastin dhe deklaroi që gjithmonë është kujdesur për mjedisin ku punojnë punonjësit e saj dhe punonjësit e kompanive që bashkëpunojnë me të.

Kompania shtoi gjatë deklaratës së saj që po shtojn shërbimet e mirëqenies për moderatorët që ata të ndihen të mbështetur mendërisht dhe emocionalisht. TikTok beson se masat e ndërmarra deri tani për moderatorët janë në përputhje me praktikat më të mira të industrisë. Vitin e kaluar TikTok dhe gjigandët e tjerë të rrjeteve sociale krijuan udhëzues për të mbrojtur punonjësit që filtronin imazhet e abuzimit seksual të fëmijëve.

Kompania Telus International që nuk është paditur nga moderatoria tha se kishte programe të forta të shëndetit mendor dhe i tha gazetës “Washington Post” se punonjësit e saj mund të ngrinin shqetësime përmes kanaleve të kompanisë dhe pretendon që zonja Frazier nuk e kishte bërë këtë gjë.

Në vitin 2020 rrjeti social Facebook i’u pagoi 52 milion dollarë dëmshpërblim moderatorëve që kishin pasur probleme të shëndetit mendor për shkak të punës që kishin bërë.

(Kosova Sot Online)