Roboti që nxehet kur i futesh në “hapësirën personale”

  • E.K /
  • 01 January 2022 - 11:25
 Roboti që nxehet kur i futesh në “hapësirën personale”

Roboti më i përparuar në botë ka befasuar sërish me sjelljen e tij.

Në një video të publikuar nga vetë kompania që e ka prodhuar “Engineered Arts”, humanoidi i quajtur Ameca shihet teksa ngrys vetullat teksa një person i afron gishtin para fytyrës dhe përpiqet ta largojë me dorën e tij. Gjatë gjithë videos, roboti e ndjek me sy gishtin e personit përballë tij.

Kompania britanike shpreson që me këtë shpikje të ofrojë një pamje më të qartë të të ardhmes, pasi sipas tyre, ky robot është i pari i një serie të gjatë ndërveprimesh mes robotëve dhe njerëzve.

“Ameca reagon ndaj atyre që futen në hapësirën e vet personale”, tha kompania në një deklaratë. “Edhe ne nuk jemi mësuar ende me këtë dhe frikësohemi”.

(Kosova Sot Online)