A keni parë biçikleta me hidrogjen, nis testimi i tyre

  • E.K /
  • 05 January 2022 - 08:56
A keni parë biçikleta me hidrogjen, nis testimi i tyre

Biçikletat janë prodhuar nga prodhuesi Electric Assisted Vehicles (EAV) me bazë në Oxfordshire, i cili po ndërton gjashtë biçikleta eCargo për projektin, do të nis këtë vit.

EAV thotë se ka zhvilluar biçikletat e saj sepse ka shqetësime për peshën e automjeteve me bateri, si dhe për ndikimin e vërtetë mjedisor të tyre, raporton autocar.

“Është një fakt i thjeshtë që lëndët e para për prodhimin e baterive janë në mungesë”, tha Adam Barmby.

“EAV fokusohet në uljen e peshës, kështu që ne përdorim më pak energji dhe për këtë arsye kërkojmë më pak bateri”, shtoi ai.

Biçikleta EVAH2Cubed eCargo që do të përdoret për provë përfshin qelizën e karburantit në grupin e saj të fuqisë, duke përdorur energjinë elektrike të prodhuar për të ngarkuar një numër të vogël baterish.

Ndryshe, emetimi i vetëm si rezultat i hidrogjenit që krijohet është uji.

(Kosova Sot Online)