Instagram do ju njoftojë nëse kaloni shumë kohë në rrjetin social

  • A.P /
  • 07 January 2022 - 14:48
Instagram do ju njoftojë nëse kaloni shumë kohë në rrjetin social

Instagram ka inkurajuar përdoruesit që të bëjnë një pushim të shkurtër, ndërsa kompania lufton me akuzat se shumë kohë e kaluar në rrjetet e saj sociale dëmton mirëqenien mendore të adoleshentëve.

Instagram do t’i lejojë njerëzit të zgjedhin të shohin mesazhe pop-up kur ata kanë shpenzuar shumë kohë duke parë një temë të caktuar, duke sugjeruar që të eksplorojnë tema të tjera. Përdoruesit gjithashtu mund të vendosin të shtyhen për të bërë një pushim pasi të kenë kaluar 10, 20 ose 30 minuta rresht në aplikacion.

(Kosova Sot Online)