Viber vjen me një opsion të ri

  • A.P /
  • 12 January 2022 - 14:57
Viber vjen me një opsion të ri

Aplikacioni i njohur, Viber, ka bërë një ndryshim sa i përket mundësisë për t’iu përgjigjur mesazheve të dërguara ngjashëm si me disa nga aplikacionet tjera.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga faqja e “Viber” në rrjetin social ‘Twitter’.

Tashmë përdoruesit e këtij aplikacioni do të kenë mundësin të zgjedhin disa emoji për t’iu përgjigjur mesazheve.

Emojit që mund të zgjidhni janë: zemra, të qeshurat, i befasuar, i mërzitur dhe zemërimit.

(Kosova Sot Online)