Zhvilluesit e aplikacioneve për App Store fituan 260 miliardë dollarë deri më tash

  • E.K /
  • 15 January 2022 - 10:58
 Zhvilluesit e aplikacioneve për App Store fituan 260 miliardë dollarë deri më tash

Zhvilluesit e aplikacioneve kanë fituar më shumë se 260 miliardë dollarë që nga viti 2008 nga shitja e produkteve dhe shërbimeve digjitale në App Store, ka raportuar gjigandi amerikan i teknologjisë Apple.

Vetëm vitin e kaluar, zhvilluesit fituan 60 miliardë dollarë, njoftoi Apple.

Sipas Applet, “konsumi” i përdoruesve të App Store në periudhën nga nata e Krishtlindjeve deri në Vitin e Ri ka arritur nivelin më të lartë, por pa dhënë një shifër. Apple shtoi se krahasuar me periudhën e pushimeve në fund të vitit 2020, konsumi shënoi rritje dyshifrore.

App Store është dyqan online për pajisjet që punojnë me sistemin operativ iOS.

Apple është kompania parë që ka arritur vlerën e 3 trilionë dollarëve në treg.

(Kosova Sot Online)