Ja sa para bëri Netflix në 2021

  • A.P /
  • 19 January 2022 - 14:34
Ja sa para bëri Netflix në 2021

Në dy vitet e fundit, pandemia e koronavirusit e kombinuar me shumë muaj karantinë ka bërë që miliona njerëz në mbarë botën të shikojnë seriale apo filma përmes një platforme transmetimi. Sigurisht, Netflix ishte ajo që mundi konkurrencën duke u kthyer në një gjigant global. Në vitin 2021, abonentët e Netflix kaluan 214 milionë, ku Squid Game ishte “përgjegjës” për një përqindje të madhe të rritjes.

Në të njëjtën kohë, të ardhurat e platformës gjatë vitit të kaluar, sipas vlerësimeve, arritën afër 29 miliardë dollarë, një rritje prej të paktën katër miliardë dollarësh krahasuar me të ardhurat e vitit 2020 (24.9 miliardë dollarë). Kjo kthesë drejt platformave të transmetimit ka ndihmuar gjithashtu Netflix-in të krijojë prodhime cilësore, të cilat madje synojnë edhe Oscar.


(Kosova Sot Online)