BMW mposht Mercedesin si vetura më e shitur në botë

  • A.P /
  • 27 January 2022 - 14:42
BMW mposht Mercedesin si vetura më e shitur në botë

Modeli i makinave BMW gjatë vitit 2021 morri epitetin si prodhuesi më i madh i veturave Premium në botë.

Veturat e tipi BMW dhe Mercedes prej kohësh janë veturat më të shitura në botë.

Gjatë vitit 2021 BMW arriti të mposht në garë Mercedesin duke shitur më shumë vetura.

BMW në mbarë botën shiti 2,2 milionë vetura, ndërsa Mercedes arriti të shesë 2,05 milionë makina.

Ndërkohë si makina më e shitur për vitin që lamë pas është BMW 5 Series me 319.067 shitje, duke lënë prapa Mercedes E Class me 294.356 shitje, ndërsa vendin e tretë e zuri Audi A6 me 241.425. 

(Kosova Sot Online)