Njihuni me Czinger 21C, 'bishën' e re të ndërtuar me pjesë të printuara 3D

  • A.P /
  • 02 February 2022 - 14:51
Njihuni me Czinger 21C, 'bishën' e re të ndërtuar me pjesë të printuara 3D

Czinger 21C është një supermakinë hibride që mburret me teknologjinë e Formula 1 dhe me një listë specifikash mbresëlënëse. Themeluesi i Czinger Vehicles, Kevin Czinger thotë se 21C përfaqëson të ardhmen e ndërtimit të automjeteve. Ai pretendon se 21C, me një peshë 1240 kg, ka raportin më të mirë fuqi-peshë se çdo makinë prodhimi.

21C mund të arrijë rreth 100 km/orë në vetëm 1.9 sekonda falë një V-8 me rreth 2,9 litra, me dy turbocharge, të kombinuar me një motor elektrik në secilën rrotë të përparme dhe dy paketa të vogla baterish që rrjedhin nga Formula 1. E përbërë nga materiale të shumta, makina është e printuar 3D me përdorimin e softuerit të automatizuar të bazuar në inteligjencën artificiale.

“Ideja e kësaj ishte me të vërtetë një markë e re – 100 për qind amerikane – e shpikur, projektuar dhe prodhuar bazuar në sistemin e parë të prodhimit të plotë dixhital në botë dhe synonte të përfaqësonte kulmin e asaj teknologjie,” tha themeluesi i kompanisë.

(Kosova Sot Online)