Zuckerberg mund të mbyllë Facebook-un dhe Instagram-in në Evropë

  • A.P /
  • 07 February 2022 - 20:15
Zuckerberg mund të mbyllë Facebook-un dhe Instagram-in në Evropë

Kompania “Meta” paralajmëron se Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në të gjithë Evropën.

Ky paralajmërim lidhet me rregullat evropiane të të dhënave që pengojnë Meta-n, kompaninë e njohur më parë si Facebook, të transferojë, ruajë dhe përpunojë të dhënat e evropianëve në serverët me bazë në SHBA.

Në raportin e tij vjetor drejtuar Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të SHBA-së, autoriteti financiar i vendit, “Meta” paralajmëroi të enjten e kaluar se nëse nuk miratohet një kuadër i ri dhe kompania nuk mund të përdorë më modelin aktual të marrëveshjeve, me siguri do të duhet të largohet. Në raport, Meta pretendon se është jetike për biznesin e saj që të përpunojë të dhëna si në BE ashtu edhe në SHBA për të bërë që operacionet e saj dhe biznesi i shënjestrimit të reklamave të funksionojnë në mënyrë të përsosur.

(Kosova Sot Online)