TikTok bën ndryshimin që shumë e keni pritur të gjithë

  • A.P /
  • 04 March 2022 - 14:52
TikTok bën ndryshimin që shumë e keni pritur të gjithë

TikTok do t’i lejojë përdoruesit të ngarkojë video deri në 10 minuta. Rrjeti social ka testuar video më të gjata, duke prezantuar së fundi videot 3 minutëshe në Korrik. Një zëdhënës tha për Daily Mail se platforma “po mendon për mënyra të reja për t’i sjellë vlerë komunitetit dhe për të pasuruar përvojën e TikTok”.

“Jemi të ngazëllyer që kemi ofruar të ngarkojmë video deri në 10 minuta, të cilat shpresojmë se do të hapin mundësi edhe më kreative për krijuesit tanë anembanë botës.”, tha zëdhënësi. TikTok po konkurron gjithnjë e më shumë me platformat e tjera si Youtube dhe Instagram me ndryshimet që po bën.

Vitin e kaluar, TikTok ishte një ndër më të popullarizuarit në botë duke ia kaluar edhe gjigantit amerikan të motorëve të kërkimit Google. 

(Kosova Sot Online)