Si të shikoni story-t në Instagram në mënyrë anonime

  • G.G /
  • 05 March 2022 - 16:24
Si të shikoni story-t në Instagram në mënyrë anonime

Instagram nuk na e jep mundësinë që të shohim story-t e atyre që ndjekim ose jo në mënyrë anonime, por në vend që të hapni profile fallco dhe të gjëmoni ish-in në mënyra të tilla, ne do ju tregojmë një tjetër mënyrë.

Le të jemi të sinqertë, nuk duam të promovojmë sjellje të tilla përndjekjeje, sidomos për ish-at, por informacionin do e japim dhe e dini ju ç’të bëni me të.

Që të mos hapni faqe dhe account fallco për të parë një story, mund të qëndroni anonim duke përdorur site si: Anonymous Instagram Viewer. Në të ju mund të vendosni emrin e profilit ose një adresë URL dhe do mundeni të shikoni atë që doni. Ka edhe të tjera platforma të ngjashme, por duhet t’iu paralajmërojmë që janë të mbushura me reklama.

Në smartphone ka edhe aplikacione që kanë të njëjtin funksion, ndër ta: Save Stories, Profile Viewer for Instagram, ose iStory.

(Kosova Sot Online)