Musk dërgon sërish antena Starlink në Ukrainë

  • A.P /
  • 13 March 2022 - 09:38
Musk dërgon sërish antena Starlink në Ukrainë

Ministri i Transformimit Dixhital i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, ka bërë të ditur se Ukraina ka pranuar dërgesën e dytë me antena Starlink nga themeluesi i Teslas, Elon Musk.

“Pranuam dërgesën e dytë të stacioneve të Starlink. Elon Musk e mbajti fjalën. Faleminderit që po e përkrahni Ukrainën dhe paqen në të gjithë botën”, ka shkruar Fedorov në Twitter.

Ai ka thënë se Starlink e ndihmon ushtrinë e Ukrainës dhe mbështet funksionimin e infrastrukturës dhe shërbimeve kritike në mjekësi, financa dhe energji.

“Starlink ndihmon ushtrinë tonë dhe mbështet funksionimin e infrastrukturës dhe shërbimeve kritike në mjekësi, financa dhe energji”, ka shkruar Fedorov.

(Kosova Sot Online)