TikTok lanson një platformë të re

  • A.P /
  • 14 March 2022 - 14:48
TikTok lanson një platformë të re

TikTok ka lançuar platformën e vet të promovimit dhe shpërndarjes së muzikës, të quajtur SoundOn. Kompania thekson se platforma ka për qëllim që të ndihmojë artistët e rinj të rrisin bazën e fansave të tyre dhe të shpërndajnë muzikën e tyre në mbarë botën.

Artistët mund të përdorin SoundOn për të ngarkuar muzikën e tyre në TikTok dhe të fillojnë të fitojnë kur muzika përdoret në platformën e krijimit të videove. Artistët mund të shpërndajnë muzikën e tyre në platforma të tjera si Apple Music, Spotify përmes SoundOn.

TikTok tha se 100% e honorareve të fituara do t’u shkojnë artistëve në vitin e parë ndërsa më pas, 10 përqind e fitimeve do të shkojnë për TikTok. Platforma tani është lançuar plotësisht në Brazil, Indonezi, MB dhe SHBA pas testimit beta.

Disa nga artistët e parë që përdorën platformën përfshijnë Chloe Adams, Games We Play, Muni Long dhe Abby Roberts.


(Kosova Sot Online)