Njëra më interesante se tjera, 40 emoji-t e reja të iOS

  • E.K /
  • 17 March 2022 - 08:55
Njëra më interesante se tjera, 40 emoji-t e reja të iOS

iOS 15.4 vjen një mori emoji të reja. Përdoruesit do të kenë akses në një sërë ikonash të reja duke përfshirë fasulet, fytyrën e shkrirë, duart që formojnë zemër, shtrëngime duarsh në disa variacione të ngjyrës së lëkurës etj.

Versioni i ri iOS 15.4 ka mbi 40 emoji të reja, me mbi 120 opsione kur llogariten variacionet e ndryshme. Emojipedia shpjegon se janë bërë ndryshime të emoji-t orgjinale dhe janë shtuar disa gjeste dhe shtrëngime duarsh.

Përditësimi do të sjellë shtatë emoji të reja me buzëqeshje si edhe emoji të burrave shtatzënë.

(Kosova Sot Online)