Ky mjet futuristik është një “dhomë ndenjeje” mbi rrota

  • A.P /
  • 31 May 2022 - 14:49
Ky mjet futuristik është një “dhomë ndenjeje” mbi rrota

Kompania japoneze Asahi Kasei ka prezantuar konceptin e një automjeti autonom AKXY2 , i cili lirisht mund të përshkruhet si një “dhomë ndenje mbi rrota”. AKXY2 është një automjet që mund të modifikohet sipas nevojave të pasagjerëve të tij.

Koncepti përmban një trup ‘të ndarë’ me një seksion të poshtëm dhe një tendë xhami të sipërme. Kjo e fundit ngrihet, ndërsa një derë paloset për të siguruar akses në kabinë. Ka gjithashtu një ekran dhe një tavolinë të vogël prej druri.

Mungesa e komandave të drejtimit tregon për një automjet plotësisht autonom , megjithëse kompania japoneze nuk zbuloi detaje. Është interesante se inxhinierët kanë planifikuar materiale speciale antibakteriale, si dhe një sistem të sofistikuar për ruajtjen e cilësisë së ajrit në kabinë.

(Kosova Sot Online)