Dikur shërbente për të shpërndarë qumështin, sot është një “bishë” për gara

  • A.P /
  • 01 June 2022 - 14:46
Dikur shërbente për të shpërndarë qumështin, sot është një “bishë” për gara

Ky kamion dikur shërbente për të shpërndarë qumështin në SHBA por tani është shndërruar në një “bishë” të vërtetë. Këta kamionë prodhoheshin nga kompania Divco, njëri prej të cilëve është shndërruar në një mjet për gara nga pronari Nick dhe babait të tij.

Pasi pikasën mjetin në Illionis, ata filluan menjëherë punën për të ndryshuar disa pjesë. Ata zëvendësuan motorin e vjetër me një Cheby V8 me turbo të dyfishtë që prodhon 815 kuaj-fuqi. Babë e bir bënë një restaurim të plotë të mjetit.

E vetmja gjë që ata nuk e rregulluan ishte boja. Kamioni ka arritur shpejtësinë prej 183 kilometra në orë.

(Kosova Sot Online)