Së shpejti do të na presin reklamat gjatë kyçjes në telefon

  • E.K /
  • 09 July 2022 - 11:24
Së shpejti do të na presin reklamat gjatë kyçjes në telefon

Sipas të dhënave të publikuara nga Glance, përdoruesit e zhbllokojnë smartfonin e tyre mesatarisht 70 herë në ditë dhe nëntë nga 10 herë shikojnë fillimisht ekranin e kyçjes së telefonit.

Përdoruesit e telefonave inteligjentë që përdorin Google Android mund të shikojnë reklama brenda dy muajsh, në vend të fotografisë së tyre të preferuar ose mbrojtësit të ekranit. Të paktën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç raportohet nga TechCrunch, kompania indiane e reklamave, Glance, është në bisedime me operatorët amerikanë të telekomit për të promovua disa modele të telefonave inteligjentë që do të shfaqnin reklama dhe mesazhe promocionale në ekranet e kyçur.

Ekrani i kyçjes “dinamik” i Glance do të shfaqte lajme, video, lojëra dhe reklama, të cilat përdoruesit do t’i shihnin përpara se të zhbllokonin telefonin e tyre. Sigurisht, në varësi të zakoneve dhe dëshirave të përdoruesit, përmbajtja do të rregullohet. Reklamat mund të çaktivizohen, por përdoruesit duhet të futen pak më thellë në cilësimet e telefonit për ta bërë këtë.

Nëse ideja e reklamave në ekranin e kyçjes është plotësisht e neveritshme për ju, mjafton të thuhet se në Azi, rreth 400 milionë përdorues të smartfonëve “shijojnë” këtë shërbim.

Dhe në mënyrë që Apple të mund të ndjekë të njëjtën rrugë, sipas informacioneve që versioni i ri i iOS do të ketë aftësinë për të shfaqur përmbajtjen në ekranin e kyçjes. Vërtetë, nga Apple, ata deklaruan se me “përmbajtje” nënkuptojnë lajme, njoftime, kalendar, mesazhe dhe të ngjashme. Por ata nuk thanë qartë se nuk do të ketë reklama.

Në fund të fundit, ekrani i kyçjes është një thesar i pashfrytëzuar për reklamuesit.

(Kosova Sot Online)