Lexoni edhe:
BMW ka një mesazh për klientët e saj
Luftërat e mëparshme janë transmetuar në radio dhe TV, mirëpo Web 2.0 dhe Web 3.0 ofrojnë një kanal komunikimi të dyanshëm me një shtrirje globale. Fitimi i luftës informative, në nivel lokal dhe global, është gjithnjë e më shumë pjesë e strategjisë.
Në Ukrainë, mjetet e Web 2.0 përforcohen dhe zmadhohen, jo nga ushtritë e trollëve, por nga njerëz të vërtetë që bashkojnë forcat për t'i rezistuar pushtimit dhe pasojave të tij katastrofike.
BMW ka një mesazh për klientët e sajLexoni edhe:
Web 3.0 luan një rol të dukshëm pasi kriptovalutat përdoren për të rritur donacionet, ndërkohë të njëjtat instrumente Fintech mund të lehtësojnë shmangien e sanksioneve. Teknologjitë digjitale transformojnë mënyrën se si zhvillohen luftërat, ofrohet mbështetja e popullatës, trajtohet informacioni dhe ndërgjegjësimi dhe ndalohen përçarjet.
Pyetjet e trajtuara gjatë ngjarjes përfshijnë:
Si ndryshon kjo info-luftë digjitale nga ato të mëparshmet?
Si ndihmojnë platformat e mediave sociale në heshtjen dhe ekspozimin e makinës propagandistike të Putinit?
Cilat janë mekanizmat e luftës kundër censurës që janë përdorur dhe rafinuar gjatë krizës?
Përse strategjia e komunikimit e Zelenskyt është kaq efektive për ta portretizuar atë si një udhëheqës dhe ndikues kryesor?
Çfarë është ushtria ukrainase e TI-së dhe si po reziston aktivizmi digjital qytetar ndaj ushtrisë ruse të trollëve?
A janë të suksesshme përpjekjet kundër dezinformimit? Si po ia dalin kompanitë e mëdha të TI-së në luftën kundër dezinformimit?
(Kosova Sot Online)