Samsung Galaxy S23 Ultra do të ketë kamerë prej 200 megapikselë

  • G.G /
  • 05 August 2022 - 09:03
Samsung Galaxy S23 Ultra do të ketë kamerë prej 200 megapikselë

Samsung gjatë dhjetë muajve të fundit ka prezantuar dy sensorë me kamera prej 200 MP, e kurse e treta është rrugës dhe do të jetë pjesë e telefonit të mençur Galaxy S23 Ultra.

Galaxy S23 Ultra do të arrijë në treg vitin e ardhshëm, kurse kamera kryesore do të ketë sensor të ri prej 200 MP, që do të ketë emrin ISOCELL HP2 pavarësisht se tashmë ekziston versioni HP3.

ISOCELL HP1 është sensori i parë prej 200 MP, kurse pasardhësi pritet të instalohet edhe në telefonin e ri të mençur të Motorola që do të shfaqet në treg gjatë këtij muaji.

Sa i përket ISOCELL HP3, ka autofokus më të shpejtë falë dizajnit të ri të çdo pikseli.

Kjo nuk është hera e parë që po shfaqen informacionet për Galaxy S23 Ultra me sensor të ri prej 200 MP, pasi më herët ishte raportuar ardhja e sensorit, derisa 10 MP 10x moduli i periskopit mbetet i njëjtë.

(Kosova Sot Online)