Si të chat-osh pa u shfaqur online… sepse të gjithëve na duhet ndonjëherë!

  • G.G /
  • 09 August 2022 - 08:20
Si të chat-osh pa u shfaqur  online… sepse të gjithëve na duhet ndonjëherë!

Ndonjëherë është motra/vëllai që të kërkon llogari përse i ke marrë diçka pa leje, një shok gjimnazi që të ka ftuar për kafe por ti s’ke aspak dëshirë dhe nuk do të tregohesh harbut/e, një i panjohur që kërkon të të njohë në rrjetet sociale dhe ti akoma nuk edi ç’të bësh… Për të gjithë ka një moment që do të dëshironim të mos shfaqeshim online në rrjetet sociale apo aplikacionet e komunikimitpër të shmangur situata të sikletshme. Fatmirësisht, mwnyrat janë disa dhe ndryshojnë nga aplikacioni në aplikacion.

E nisim me What’s App që ndoshta është më i sikletshmi. Ka dy mënyra për të dërguar mesazhe pa u shfaqur online. E para është që t’i përgjigjesh një mesazhi duke shtypur Reply nga qendra e njoftimeve, pra pa e hapur aplikacionin. E dyta është që të shkëpusësh tërësisht internetin nga celulari. Të formulosh dhe të dërgosh mesazhin e më pas të rilidhësh internetin. Mesazhi do të dërgohet automatikisht dhe statusi yt nuk do të ndryshojë.

Për Instagram dhe Messenger fatmirësisht gjërat janë më të lehta. Në të dyja aplikacionet mjafton të çaktivizosh statusin e aktivitetit tek Privatësia dhe askush nuk do ta kuptojë nëse ju jeni online apo jo, pasi pika jeshile që tregon se jeni aktivë nuk shfaqet më.

Por ndërkohë që në këto aplikacione të duhet të manovrosh disi  për të fshehur statusin tënd, në Snapfood nuk ke pse bën asgjë. Chat-i i Snapfood shtë tërësisht i sigurt nga sytë kureshtarë që duan të dinë aktivitetin tuaj online, çka do të thotë se mund të komunikoni me këdo në çdo kohë, duke dërguar mesazhe, foto e mesazhe zanore, pa rezultuar online askund.

(Kosova Sot Online)