Probleme të shumta me rrjetin social – vjen deklarata nga Twitter

  • G.G /
  • 10 August 2022 - 09:41
Probleme të shumta me rrjetin social – vjen deklarata nga Twitter

Twitter duket se pësoi sërish probleme teknike në shkallë të gjerë të martën, pasi mijëra përdorues raportuan probleme me qasjen në shërbim.

Sipas mediave të huaja, raportimet për gabime nga përdorues të Twitter u shfaqën në faqen e monitorimit të shërbimit Downdetector me mijëra ankesa.

Dhe më pas llogaria mbështetëse e Twitter i pranoi problemet.

“Twitter mund të mos jetë duke u ngarkuar për disa prej jush – ne po punojmë për një rregullim për t’ju kthyer sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruhej në Twitter.

Problemet teknike dukej se rezultuan në daljen e disa përdoruesve nga Twitter.

Së fundmi, Twitter pësoi një ndërprerje prej rreth një ore muajin e kaluar.

Ai kishte probleme të ngjashme më 17 shkurt, duke ardhur më pak se një javë pas një ndërprerjeje tjetër një orëshe që kompania ia atribuoi një “defekti teknik”.

Problemet më të fundit teknike të Twitter vijnë në mes të luftës së tij ligjore me Elon Musk. 

(Kosova Sot Online)