Samsung zbulon se si telefonat rrotullues po testohen përpara daljes në treg

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 10:30
Samsung zbulon se si telefonat rrotullues po testohen përpara daljes në treg

Samsung Galaxy Z Fold4 dhe Galaxy Z Flip4 kanë dalë në shitje dhe kompania koreano-jugore ka publikuar një video interesante që jep një pasqyrë se si testohen këta telefona.

Edhe pse telefonat e rinj janë pjesë e gjeneratës së katërt të pajisjeve rrotulluese të Samsung, shumë përdorues janë ende të shqetësuar kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë e këtyre telefonave.

Për të larguar çdo dyshim dhe frikë, kompania koreano-jugore publikoi një video që tregon testet që iu nënshtruan pajisjeve përpara njoftimit.

Në deklaratën e saj, Samsung theksoi se kryen të gjitha testet për t’u siguruar që telefonat t’i rezistojnë përdorimit të përditshëm dhe të plotësojnë nevojat e përdoruesve.

Të gjitha proceset janë të automatizuara, dhe është interesante të shihen zgjidhjet inxhinierike të zbatuara në procesin e testimit.

Telefonat i nënshtrohen testeve të qëndrueshmërisë, funksionalitetit të S Pen dhe testeve të rezistencës ndaj ujit.

https://www.youtube.com/watch?v=b4b7cXtTGmw&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)