Facebook, Instagram dhe WhatsApp mund të bëhen me pagesë shumë shpejt!

  • G.G /
  • 03 September 2022 - 10:44
Facebook, Instagram dhe WhatsApp mund të bëhen me pagesë shumë shpejt!

Rrjetet sociale mund të bëhen me pagesë më shpejt sesa e mendoni. “Facebook”, “Instagram” dhe “WhatsApp” së shpejti mund të kenë veçori të specializuara të disponueshme vetëm për përdoruesit që do të paguajnë për to. “Meta” po formon një ndarje të re të quajtur “Eksperienca të reja të Monetizimit” që do të fokusohet vetëm në veçoritë me pagesë për aplikacionin e kompanisë.

“Facebook dhe “Instagram” tashmë kanë një sërë veçorish me pagesë që u shërbejnë krijuesve, si “Stars”, e cila është me pagesë dhe produkte të ndryshme abonimi.

Nuk është e qartë se çfarë veçorish me pagesë mund të dalin nga përpjekja, por zëvendëspresidenti i Meta-s, John Hegeman tha se kompania po vëzhgon nga afër “Twitter”, “Snapchat” dhe “Telegram” të cilat kanë bërë së fundmi abonime mujore.

(Kosova Sot Online)