Televizori i ri nga LG që për pak sekonda ndërron formë – nga i sheshtë në të lakuar

  • G.G /
  • 06 September 2022 - 10:23
Televizori i ri nga LG që për pak sekonda ndërron formë – nga i sheshtë në të lakuar

LG ka prezantuar televizorin më të ri OLED, i cili me prekjen e një butoni para syve tuaj ndërron formën për pak sekonda.

LG Flex LX3 ka një ekran 42-inç, i cili nga forma e sheshtë merr atë të lakuar – varësisht nga preferencat e përdoruesit.

Flex ndërron formën kur dikush dëshiron të luaj dhe ta ketë vetëm për vete ekranin, ndërsa në momentin që e shikojnë të gjithë me prekjen e një butoni bëhet i sheshtë.

Ky televizor pritet të dalë në tregun amerikan në tetor, një muaj para se të fillojë Kampionati Botëror i Futbollit – ndërsa çmimi akoma nuk është zbuluar.

(Kosova Sot Online)