Vajza e Steve Jobs ironizon publikisht ndaj produkteve e reja të iPhone

  • A.P /
  • 09 September 2022 - 14:25
Vajza e Steve Jobs ironizon publikisht ndaj produkteve e reja të iPhone

Apple ka prezantuar zyrtarisht linjën më të re të iPhone-ve! Risia e këtij viti është iPhone 14 Plus, i cili ka zëvëndësuar versionin mini, që nuk rezultoi shumë i suksesshëm për kompaninë.

iPhone 14 vjen me një dizajn shumë të ngjashëm me paraardhësin, ekran 6.1 inç, dhe do të kushtojë $799.

iPhone 14 Plus vjen me një ekran më të madh prej 6.7 inç dhe ofron një bateri që zgjat akoma më shumë se versioni bazë. Ky model do të kushtojë $899.

Në fakt tashmë të gjithë e kemi kuptuar se Apple në çdo telefon të ri që sjell, bën vetëm 2-3 ndryshime të vogla ndërkohë që është reklamimi i fuqishëm ai që i shtyn njerëzit t’i blejnë këto pajisje si të ushtuquajturat “Iphone i fundit”.

Një gjë të tillë e ka ironizuar edhe Eve Jobs në rrjetet e saj sociale. Përmes një "Instastory" ajo ka shfaqur një burrë, i cili ka veshur një këmishë, dhe në dorë mban edhe një tjetër të ngjashme, që me sa duket e ka dhuratë dhe ai gëzon njëlloj sikur të kishte një këmishë plotësisht të re.

“Unë duke u ‘përmirësuar’ nga iPhone 13 në iPhone 14 pas lançimit të Apple”- shkruante foto që Eve shpërndau.

(Kosova Sot Online)