Instagram tani ju lejon të lini shënime për ndjekësit tuaj

  • A.P /
  • 03 October 2022 - 14:55
Instagram tani ju lejon të lini shënime për ndjekësit tuaj

Instagram është aplikacioni më i popullarizuar për ndarjen e fotografive dhe gjatë dy muajve të fundit, kompania ka provuar disa veçori të reja. Tani, kompania po teston një opsion të ri që do t’i lejojë përdoruesit të lënë shënime me tekst në DM, e cila është e disponueshme në disa pajisje.

Veçoria shfaqet si një seksion i ri nën shiritin e kërkimit dhe tregon një buton që ju lejon të shtoni një shënim të ri, i ndjekur nga shënimet nga përdoruesit që po ndiqni. Duke klikuar në veçorinë “Your note”, hapet një faqe e re që ju lejon të shtoni një shënim për ndjekësit tuaj

(Kosova Sot Online)