Lamborghini Urus S, me pamje të re – është i mahnitshëm

  • A.P /
  • 04 October 2022 - 14:46
Lamborghini Urus S, me pamje të re – është i mahnitshëm

Në muajin gusht në Pebble Beach, Lamborghini prezantoi Urusin e rinovuar në një version më të fuqishëm Performante, megjithatë, pasardhësi i vërtetë i Super SUV jashtëzakonisht popullor në formën e tij bazë është versioni i ri S.

Për herë të parë, kompania nga Sant’Agata Bolognese do të shesë dy versione të pasuesit shpirtëror të modelit LM002. Mund të thuhet se shërben si një alternativë delikate për Performante, aq sa mund të jetë një Lamborghini.

Urus S fuqizohet nga i njëjti motor i përmirësuar 4.0 litra V8 me dy turbo që zhvillon 666 kuaj/fuqi dhe 850 Nm çift rrotullues, megjithatë, Performante është 47 kg më i lehtë dhe për këtë arsye më i shpejtë.

Lamborghini thotë se Performante përshpejton nga 0 në 100 km/h për 3.3 sekonda, ndërsa Urus S i duhen 3.5 sekonda. Shpejtësia maksimale mbetet e njëjtë në 305 km/h. Urus S nga 0 në 200 km/h arrin për 1.25 sekonda, ndaj nuk është për t’u nënvlerësuar në konkurrencën e SUV-ve me performancë të lartë.

Midis premierës së Performante dhe Model S, Ferrari zbuloi SUV-në e tij Purosangue me një motor V12. Këta janë rivalë të drejtpërdrejtë, dhe konkurrenca është gjithashtu Aston Martin DBX dhe Bentley Bentayga Speed.

 

(Kosova Sot Online)