Kjo është shpejtësia që zhvilloi Mercedes AMG SL63

  • A.P /
  • 05 October 2022 - 14:51
Kjo është shpejtësia që zhvilloi Mercedes AMG SL63

Mercedesi i ri SL debutoi një vit më parë. Varësisht nga rajoni, aktualisht është i qasshëm në disa versione sa i përket motorit, kurse në kulmin e paletës së ofertës është SL63 me motor 4 litërsh V8 dhe dy turbo mbushës.

E derisa në shumicën e rrugëve nëpër botë në mënyrë të kundërligjshme testojnë shpejtësinë maksimale të këtij modeli, AutTopNL ka pasur rastin të vozitet në disa pjesë të autostradave të Gjermanisë, ku nuk ka kufizim shpejtësi dhe shihet versioni më i fuqishëm duke shfaqur aftësitë

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq SL63, ku më pas tregohet se çfarë fshihet nën karrocerinë e kësaj veture. Siç është bërë e ditur SL63 e vë në lëvizje motori 4 litërsh V8 twin-turbo, që në këtë model prodhon 585 kuaj-fuqi.

Motori është i pajisur me ndërrues automatike me nëntë shpejtësi. Përveç kësaj, për herë të parë në histori të SL-së ekziston opsioni që vetura të jetë në versionin që bën tërheqje me të katër rrotat.

(Kosova Sot Online)