Si të postoni foto, video dhe GIF në një tweet të vetëm

  • E.K /
  • 08 October 2022 - 09:04
Si të postoni foto, video dhe GIF në një tweet të vetëm

Një veçori e re e Twitter i lejon përdoruesit që të postojnë formate të ndryshme të imazheve në një tweet të vetëm. Deri tek përditësimi i ri, përdoruesit e platformës ishin të kufizuar në postimin e vetëm një formati në postet e tyre.

Përdoruesit e Twitter po e marrin avantazhin e veçorisë së re, e cila momentalisht është në dispozicion vetëm në iOS dhe Android. Në një postim të vetëm tani përdoruesit mund të vendosin deri në katër formate të imazheve si foto, video ose GIF.

Është e thjeshtë raporton indy100. Gjithçka që përdoruesit duhet të bëjnë është të krijoi një tweet dhe të prek mbi butonin e fotos ose atë të GIF, i cili do të hapë lloje të ndryshme të imazheve.

Në një postim në blog gjatë së mërkurës, Twitter shkroi: “Ne gjithmonë kërkojmë për mënyra të reja dhe emocionuese që t’i ndihmojmë kreatorët që të shihen më shumë dhe të shpërndajnë më shumë gjëra”.

“Përzierja e llojeve të shumta të përbërjeve vizuale në një tweet të vetëm i lejon kreatorët që të shprehin veten e tyre përtej 280 shkronjave dhe u ofron atyre më shumë mënyra për ta treguar storjen e tyre”, vazhdonte shkrimi i tyre.

Fansi i këtij përditësimi, një kreator nga Twitter, Jake Chamseddine tha: “Me të vërtetë po më pëlqen kjo vegël e re në Twitter. Ka hapur një botë të re të mundësive ku mund ta shpërndajë punën time dhe prapaskenat e punës time”.

Ndër të tjera ai shtoi: “Jam i emocionuar të shohë se si kreatorët mund të kapitalizojnë me këtë veçori dhe të shpërndajnë më shumë rreth procesit të tyre dhe të lëvizin përpara. Më vjen mirë që po e shoh Twitter-in duke u kujdesur për kreatorët dhe mënyrën se si ata mund ta shpërndajnë punën e tyre nëpërmjet kësaj platforme”.

(Kosova Sot Online)