Bateria që thyen rekord, mbush makinat elektrike për dhjetë minuta

  • E.K /
  • 14 October 2022 - 09:20
Bateria që thyen rekord, mbush makinat elektrike për dhjetë minuta

Është shpikur bateria që mbush veturat elektrike në më pak se dhjetë minuta.

Teknologjia e karikimit të shpejtë bën të mundur që automjetet elektrike të zvogëlohen nga 150 në 50 kilovat në orë pa kompromentuar rrezen, duke i bërë ato më të lira dhe më efikase.

“Bateritë më të vogla dhe me karikim më të shpejtë do të ulin në mënyrë dramatike koston e baterisë dhe përdorimin e lëndëve të para kritike, si kobalti, grafiti dhe litiumi, duke mundësuar adoptimin masiv të makinave elektrike të përballueshme”, tha profesor Chao-Yang Wang nga Universiteti Penn State, shkruan The Independent.

Ajo që vepron në këtë bateri është një shtresë tepër e hollë e nikelit i cili vepron si një stimul për të rregulluar temperaturën e baterisë, duke lejuar karikim të shpejtë dhjetë minutësh për makinat elektrike.

“Bateritë e vërteta me karikim të shpejtë do të kishin ndikim të menjëhershëm,” vunë në dukje studiuesit.

(Kosova Sot Online)