Musk lë të kuptohet se "Falimentimi nuk është jashtë diskutimit" për Twitter

  • A.P /
  • 11 November 2022 - 14:58
Musk lë të kuptohet se

Vetëm dy javë pasi iu dorëzuan çelësat e Twitter, Elon Musk ka lënë të kuptohet se kompania mund të falimentojë,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Musk thuhet se komentoi se "falimentimi nuk është jashtë diskutimit" gjatë një takimi me punonjësit e Twitter të enjten, sipas Zoë Schiffer, redaktorja menaxhuese e gazetës së teknologjisë Platformer që raportoi për takimin.

Nuk është hera e parë që njeriu më i pasur në botë sugjeron që platforma e tij e sapofituar e mediave sociale është në ujëra të turbullta.

Në emailin dërguar stafit të Twitter të mërkurën vonë në mbrëmje, Musk paralajmëroi se paqëndrueshmëria më e gjerë ekonomike e botës do të godasë fort platformën sepse ajo mbështetet shumë në reklamat, raportoi Verge.

(Kosova Sot Online)