Twitter riaktivizon shenjën ‘Zyrtare’ me ngjyrë gri për llogaritë e vërteta të cilat janë të verifikuara

  • E.K /
  • 12 November 2022 - 10:25
Twitter riaktivizon shenjën ‘Zyrtare’ me ngjyrë gri për llogaritë e vërteta të cilat janë të verifikuara

Twitter theu sistemin e vet të verifikimit duke vënë në dispozicion për blerje kontrollin blu – më parë një sinjal se llogaria kishte dhënë informacion për identitetin e pronarit të saj.

Pas shumë imitimeve, mashtrimeve dhe sjelljeve të tjera të pasigurta për markën nga shenjat blu të sapoblera, shenjat “zyrtare” ngjyrë gri janë rikthyer.

Markat si Coca-Cola, Twitter, Wired dhe Ars Technica kanë çeqet gri të reja-të vjetra. Këtë mëngjes, Musk, pronari i ri i Twitter-it, tha se ka shumë “shenja kontrolli të “verifikimit” blu të korruptuar, raporton The Verge.

Ato shenja “të korruptuara” ishin, natyrisht, të papaguara – ndryshe nga ato që kanë shkaktuar kaos duke imituar marka të tilla si Nintendo, Eli Lilly dhe Tesla.

Një shenjë blu kushton 7.79 euro (7,99 dollarë), si pjesë e Twitter Blue, dhe kur Musk e hoqi dje shenjën gri, ai tha se shenja blu do të jetë “nivelizues i shkëlqyeshëm”.

Udhëheqësja e produktit të Twitter, Esther Crawford (e cila tani ka një vulë të verifikuar të blerë nga Twitter Blue në llogarinë e saj) tha në fillim të kësaj jave se shenjat gri do të ktheheshin, me fokus në “institucionet qeveritare dhe subjekte tregtare në fillim” në vend të individëve.

(Kosova Sot Online)