KUR DO TË LIROHET SHQIPTARIA NGA POZITA INFERIORE DHE SANKSIONET E EVROPËS
Prof.Dr.Hakif Bajrami
Nga Akademik Porf Dr Hakif Bajrami
1.Me dituri, politikë me iluzione se na ndihmojnë ata që deri dje na kanë denuar!
E kaluara shqiptare gjatë shekullit XX është e mbushur me shumë ngjarje të njohura por edhe të panjohura, sepse vetë ishim fator krahas animit të drejtëpër drejtë kundë shqiptarisë nga gjashtë fuqitë vropiane.Në këtë analizë do të përpiqemi t` i gjejmë gabimet e parisë sonë politike, për një shekull. Së këndejmi, dëmet që ia bëjmë veti nuk na i kompenzon askush. Kompenzimi i dëmeve nuk mund të mbatët as me ari e as me forcë, por vetëm me dituri trurore dhe punë në shërbim të kombit dhe civilizimit.
Meqë dje ishim të përçarë, sot koncerni politik shqiptar, është i përçarë në njëqind tarafe të hasmauara në mes veti. Ato hasmëri prap janë në armiqësi me kundërshtarë më të vegjël dhe kështu shkon vargu deri në thërmia të vogla vetëshkatrruese. Lidhur me këtë, deri dje ankoheshim se okupatorët na i ndalonin shkollat e dies. Fare nuk i shkonte mendja atyre që kritikonin që të provojnë se a ka pasur përpiekje që të organizohën shkolla ilegale të paktën,brenda rrethit shqiptar. Më shumë jo se po. Në anën tjetër, shihet se kemi pasë shumë prijës, të cilët më shumë rrënonin se sa që ndërtonin diçka në kalan kombëtare. Dhe,rrënonin për kombin po rrënonin edhe vetëvetën dhe vetëm kur binin në greminë e shihnin se ku ishin dhe për kend kanë punuar. Puna për turkun dhe për shkaun dhe grekun nuk ka qenë e vetmuar, por ka pasur edhe tarafe të tjera që kanë mbrojtur fisin, ose rreligjionin, ose pasurinë e një feudalifajdegji.
Ne i patë në fillim të shekullit XIX dy principata shumë të fuqishme: Principata e Ali pashë Tepelenës dhe Principata e Bushatlinjëve të Shkodrës, që kishin pushtet të plotë në trevat kryesore shqiptare.
Po çka ngjau më 1830 në Manastir.-I hidhëruar në luftën e shqiptarëve për të krijuar shtete (Principata) padishahu ndërmori një sulm të ulët që nuk ka shembull në Evropë. I ftoi të gjithë prijësit politik shqiptarë në një “darkë” pune-iftar. Në momentin që të gjithë ishin të përgatitur që të fillojnë të ushqehën, përnjëherë të gjithëve ushtarët që shtiheshin si kamarierë ua këputën kokat. Shqiptaria mbeti pa drejtues politik.
Kryengritja e Carës 1842-1844 ishte më e fuqishmja gjatë shekullit-Shqiptarët e indinjuar në veprën e drejtuesit administrativ të Manstirit, pas një përgatitje solide do të ngritën në kryengritje masive. Por edhe kjo kryengritje do të shuhët me vargojë gjaku duke i kthyer disa lokalitete në gërmadhe, sepse pati vrasje në beteja, por pari edhe mizori të therrjeve masive të popullit duarthatë.
2.Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte ringjallje e luftës
Më 15 mars 1877 në Bukuresht u lidh Marrëveshja sekrete në mes Austrohungarisë dhe Rusisë.Qëllimi i marrëveshjës ishte që Rusia ta ndihmojë Bullgarinë të ngritët në luftë kundër Portës. Në anën tjetër Austro Hungaria ta ndihmojë Serbinë të ngritët në luftë kundër Portës, për ta kthyer Toplicën (pjesë e Sanxhakut Nishit) në kreamtorim.
Deri sa Rusia ishpalli luftë Portës në mars të vitit 1877, Principata Serbe i shpalli luftë Portës më 1 dhjetor 1877, për ta krijuar krizën e Muhaxherëve. Me dyndjën e tërë popullsisë shqiptare nga Sanxhaku i Nishit dhe Pirotit në pjesën e mebtur të Vilajetit Kosovës , u shtrua nevoja e krijimit të një “BESA-BESE” në Prizren për: të kërkuar ndihmën e opinionit evropian dhe Osman në rend të parë. Kjo lidhje duke e parë neglizhencën osmane se është gati indiferente ndaj tragjedisë shqiptare, do ta ngritë Lidhjën në një pushtet ekzekutiv kryengritës. Kryengritja më 1881 u shua me xjak. Lidhja Shqiptare të Prizrenit, e cila provoi ta sherojë plagën e muhaxherëve, u shua me organizimin e 16 000 proces gjyqsore kundër kryengritësve të saj.Proceset do të zgjatin deri më 1886. Atëbotë shtypi evropian shkruante se mbi 22000 shqiptarë janë të denuar, ca me varje e sa me burgim të përjetëshëm. Por patie edhe internime. Lidhur me këtë, Serbia parafashiste lere që u shpërblye në Kongresin e Berlinit, por sajoi program të ri me titull: “Zgjërimi i mëtejmë i Serbisë në Kosovë dhe Maqedoni” (autor Millutin Garashanin, posedohet dokumenti).
3.Kryengritjët e mëdha shqiptare më 1910-1912
Kryengritjet e nëdha shqiptare i hapën Evropës dy rrugë: e para ishte Kuvendi i madh e Ferizajit më 23 korrik 1908; aneksimi i Bosnje e Hercegovinës nga Wjena; Bashkimi i Kretës me Greqinë; Alfabeti i shqipës aprovuar në Manastir; Vendimi i kuvendit të Shkupit më 1909 dhe Kryengritja shqiptare në Kulinë në veri të Prishtinës. Vazhdim i kësaj strategjie ishte Kryengritja e madhe e Shkodrës më 1911 dhe transferimi i saj në Kosovë më 1912.Rruga e dytë ishte hyrja e Ismail Qemailit në luftën politiko diplomatike për shpalljën e Pavarësisë Shqipërisë më 28 XI 1912.Me rastin e shpalljës së pavarësisë do të ndodhin jo pa qëllim disa gabime. Gabimi i parë ishte se duhej sa më parë të shpallet pavarësia dhe të mirret pelqimi i Fuqive evropiane; gabimi i dytë ishte se përkrahja nga Kosova si fuqia e parë e aftë për luftë nuk u çmu asa duhej. Gabimi i tretë ishte që Plaku i Vlorës e themeloi i një delegacioni që do ta përfaqsonte shqiptarinë në Konferencën e Londrës. U caktuan personalitete të cilat fare nuk e njihnin shtrirjën e kombit në aspektin siperfaqsor (Mehmet Konica, Rasih Dina, Filip Noga, një nuk pranoi (Sotir Kolea) e asnjë nuk ishte nga Kosova e Manastiri). Gabimi katërt ishte që Delegacioni i Mehmet Konicës e dorëzoi në Prememorje më 2 janar 1913, për Konferencën e Londrës. Sipas atij dokumenti Shqipërisë do të duhej t`i mirrej edhe ndonjë pjesë në verilindje, po edhe në juglindje, sepse Memoranduimi ishte: “një trup me asht e pa asnjë fie mishi”. Fakt ai që tregoi Elborati plotësues më 25 janar 1913, ku figuronte Kosova. Por, atëherë çdo rishqyrtim ishte i vonë, sespe diplomatët e kishin vizatuar hartën e Shqipërisë. Të kuptohemi, se të dhënat plotësuese për shtrirjën e shqiptarëve në Ballkan, i siguroi në kohë rekorde Bedri Pejani nga Kosova me Rexhep Mitrovicën e Mithat Frashërin, të cilët nuk e zë në gojë askush. Pra, në vend se të shkonte në Londër Bedri Pejani, Mithat Frashëri e Luigj Gurakuqi, Plaku e mori në prill 1913 Isa Boletinin, që të tregoi se i kam dy “alltina” në brez. E vërteta, Isa ishte dhe mbetët patriot, por nuk dinte shkrim lexim, nuk dinte diplomaci. E diplomacia nuk është çështje e filozofemave të odave, as e trimërisë në beteja. Dhe shtrohet pyetja: a e kemi në gjen si sundues që pranë veti t` i afrojmë të paditurit siç ngjan edhe sot në: Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, po edhe në Podgoricë (më 2026).
Pra, orteku i Esat Pashallarëve po na përcjell si hieja trupin deri në ditët e sotit. Hypim në fron dhe nuk dijmë të largohemi prej tij. Po e them se në politikë më i lartë është arti për t` u larguar me fytyrë se sa për ta fituar fronin. Kjo për faktin se kur e mendon fundin, kriteriumi i qeverisjës bëret me kompetencë profesioanle dhe punë ekipore nga njerëzit e ditur dhe të paanshëm. Pra, zgjedhjet afrohën në çdo etapë historike. Lidhur me këtë nuk e rastit kur populli klithi: Zgjedhjet po afrohën, sytë hapi atë herë, ik prej despotëve, mos shko me belglerë. Historia nuk ndalet si koha. Pasoi rasti i katërt i gabimit të Plakut. Në vend se Kryeministri të qëndronte në Vlorë, ta forconte pushtetin përbrenda, me ligje dhe rregulla civilizuese shtetërore, u orientua t` i vizitojë kryeqndrat e Evropës, sidomos Londrën.Por, aty nuk gjeti po thuej se asnjë përkrahje.
4.Kongresi i Krujës më 1914 thikë pas shine babait të shtetit shqiptar
E vërteta, derisa Delegacioni i Qeverisë Vlorës ishte nepër Evropë, Esat Pashë Toptani do ta përpilojë rrietin e varrmihësve të shtetit përbrenda, duke organizuar një Kongres “kombëtar” në Krujë. Kongresi përfundoi krejtë me demagogji që të asociaciojë në realitetin e Skënderbeut, por të kuptohemi: Kongresi ishte i tëri i përbërë nga shqiptarët e rreligjionit islam, duke mos e ditur se tërë Evropa ishte ngritur në këmbë për ta larguar na trualli i saj Osmanlinë, sepse koha e kryqzatave nuk kishte pushuar fare. E vërteta, jo vetëm intrigat e Esat Pashës, por edhe të rreligjioneve të tjera, do ta detyrojnë Ismail Qemalin, që të abdikojë, fenomen ky që nuk është spjeguar prej historianëve si një shenjë oportunizmi pa asnjë arsye.
Në këto rrethana nepër Evropë do të ndizet një fushatë se kush do të duhej për t` u instaluar në fronin shqiptar. U lajmëruan nja 11 personalitete dhe në fund vëndosi Lozana, dhe erdhi Princ Vidi me një ceremoni dyftyrëshe ku Esat Pasha ishte një lloj “kallauzi”, krejtë me arsyetim që të “kënaqën synimet evropiane, për të parin e Shqipërisë, që të dihet se është i krishteri në krye të shtetit, më të ri, të popullit më të vjetër në Evropë”(Sazanovi).Por në të njejtën kohë Esat Pasha punonte që ta grabit fronin për brenda.
5.Kongresi i katolikëve shqiptar në Trieshtë më 1914
Në këtë frymë më 1914, do të organizohet në Trieshtë i ashtuquajturi Kongres i katolikëve (me disa ortodoks e protestanat) por që mbaroi sikurse Kongresi i Krujës, me deshtim total. Për këtë kongres Sazanovi (rus) do të shkruaj: “Një tubim me die kolosale që e mban Gjergj Fishta, por me mundësi minore sepse bajraktarët e fiseve janë aq finok sa që paraja serbiane i ka shkolluar, të ia kthejnë armën veti kudrdoherë, për çka ne nuk kemi asnjë kundërshti!”. Vazhdon “kënga” e kongreseve!
6.Kongresi i dështuar i Elbasanit më2- 18 prill 1916
Kongreset politike nuk do të ndalën. Në kohën e okupacionit Austro-Hungarez(1915-1918) nga 2 deri më 18 prill 1916, do të organizohët që të mbahet një kongres kombëtar në Elbansan. Në kongres ishte paraparë të merrnin pjesë: nga Zona e okupar bullgare Nexhip Draga n` emër të Mitrovicës dhe Pazarit Ri. N` emër të Prishtinës, Llapit, Gjilanit, Kumanovës, Ferizajit dhe Shkupit ishte caktuar Hasan Prishtina. Ndërsa Bajram Curri përfaqsonte Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin. Mehmet Pash Deralla përfaqsonte Tetovën, Gostivarin dhe Dibrën. Trevat e Shqipërisë Bregdetare i përfaqsonin: Kara Seid Pasha, Luigj Gurakuqi, Ahmet Muhtar Zogolli, Lef Nosi, Kristo Floçi, Grigor Cika, Refik Bej Toptani, Qemal Bej Elbasani, Fejzi Ali Zoti, Pandeli Cali, Mehmet Ali Bej Zajmi, Sotir Peci. Kongresi duhet të kishte në rend dite bashkimin e tokave shqiptare, në një tërësi administative, ku Austro Hungaria do të merrte pjesë në focimin e pushtetit qendror dhe atij lokal. Në kongres, do të shqyrtohej edhe çështja e dëmshme e bajraktarizmit shqiptar, por do të debatohej edhe çështja e tradhtisë së Esat Pashës dhe disa nostalgjikëve ndaj Stambollit zytar.
Kongresin e pengoi guvernatori Austro Hungarez Ignaz Trollman me “faktin” se në Elbansan dhe Rrethinë ka rënë kolera dhe nuk mund të mbahën tubimet e këtilla politike. Në realitet I.Trollman i frigohej Hasan Prishtinës, i cili aspironte për ta bashkuar shqiptarinë në një front lufte, prej të cilit do ta lindëte Shqipëria Etnike.Natyrisht duke larguar çdo ndikim ruso-serbian në viset shqiptare.
7.Shkuarja e Delegacionit shqiptar në Vjenë më 10-17 prill 1917
Pothuej se në çdo kohë të okupimit të trojeve shqiptare paria politike shqiptare ka shprehur besnikëri e deri në tradhti ordinere. Në këtë drejtim, nuk bëri përjashtim paria politike shqiptare as me Vjenën. Prandaj, me rastin e marrjës së detyrës së mbretit (Karli), duhej sipas parisë politike shqiptare për të shkuar në Wjenë për urim. Lidhur me këtë në Wjenë shkuan dhe u vëndosën nepër hotele këto personalitete shqiptare:
I.Në hotelin “Bristol” u vëndosën: 1. Dr Gjergj Pekmezi, 2. Hasan Prishtina, 3. Xhelal Bej Toptani, 4. Irfan Numan Beu, 5. Shasivar Beu, 6. Qazim Beu,7. Sami Vrioni,8. Kahreman Vrioni,9.Muharrem Pengulli, 10. Xhafer Tanga, 11. Efendi Hasan Bekteshi, 12. Izedin Beshiri.
II. Në hotelin “Astoria” vëndosën: 13. Monsinjor Nikoll Kaçorri, 14. X. Shnatoja, 15. Ahmet Bej Zogu, 16. Kolë Ujka, 17. Ahmet Resuli, 18. Emin Voskopoja.
III. Në hotelin “ Erzherzog- Carl” vëndosën: 19. Musa Juka, 20. Hysni Curri, 21. Hasan Ahmeti, 22. Sali Mani, 23. Gjelosh Gjoka, 24. Vat Marashi, 25, Abdi Kola, 26. Dedë Coku, 27. Ndue Gjoni, 28. Zef Noci. IV. Në hotelin “ Maissil-Schadn” vëndosën: 29. Lef Nosi, 30. Mano Bej Mehmeti, 31. Sali Spahija, 32. Elez isufi, 33. Zejnel Aga, 34. Mehmet Esati, 35. Musa Maci, 36. Dhimitër Lavda*. (*. Shih detalisht: Eqrem Zenelaj, Çështja shqiptare nga këndveshtrimi i diplomacisë dhe gjeopolitikës së Austro-Hungraisë 1699- 1918, Prishtinë, 2010, f. 629-630 gjërësisht).
8.Konferenca e Krujës e Esat Pashës 1 shkurt 1915
Derisa Esat Pasha po luftonte që t` i mbetet besnik Marrëveshjës Nishit më 1914 me Nikolla Pashiqin, Musa Qazimi dhe eksponenti i tij Haxhi Qamili po derdhnin gjak për ta kthyer tokën shqiptare sërish në pushtetin gjakatar osman. Një përpiekje e tilli ishte thirrja e sërishme e një Konference në Krujë më 1 shkurt 1915.Kuptohët se këtë pazar që bëhej në emër të “Islamizmit” do ta prishë Italia duke fituar treva të reja në pjesën Lindore të Adrikatikut. Italia sidomos do të përqëndrohet për ta zotëruar Krahinën e Vlorës. (Shiqo: Traktati i msheftë i Londrës më 26 prill 1915).
Meqë pushtimi i Auatrisë në tokat shqiptare shënon fillimin e vitit 1916, Esat Toptani do të arratisët në Itali. I braktisur nga Italia pashai tradhtar, do të vëndoset një kohë në Francë dhe pastaj në Greqi. Kuptohet, se këtë lëvizje e varrosi për toke aktiviteti i Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Bajram Currit dhe Elez Isufit, të cilët organizuan Frontin e sulmit kundër Serbisë në vijën: Plavë-Guci-Pejë-Gjakovë-Prizren-Dibër. Po në këtë kohë ndodhë lufta e Çanakalas ku marrin pjesë mbi 30 000 shqiptarë, nga të gjitha viset shqiptare, prej së cilës 2/3 ishin nga Shqipëria Bregdetare. Në lidhje me këtë, deri sa në frontin kombëtar të organizuar nga Hasan Prishtina, për t` i mbrojtur viset shqiptare dhe njëherit për ta sulmuar ushtrinë serbiane, marrin pjesë afro 6000 kreshnikë shqiptarë, kryesisht nga Vilajeti i Kosovës dhe Vilajeti i Manstirit.
9.Fenomeni shqiptar-më shumë u sherbejnë të huajëve se sa kombit vet!
Në frontin për të luftuar për “Baba Dovletin” në ÇanaKala merrnin pjesë gjashtë herë më tepër shqiptar se sa në frontin e Hasan Prishtinës me qendër në Tropojë. Kjo luftë nuk u përkrah nga Vjena sinqerisht, sepse provoi ta okupoi tokën shqiptare dhe mos t` i prishë mardhënjet me Bullgarinë aleate, që e kishte në okupim Shkupin dhe Elbasanin, pra dy arterjet kryesore të Arbërisë. (Shiqo: Akademik Bogumil Hrabak, Albanski front protiv Srbije 1916 godine).
10. Kongresi i Shkodrës 1 maj 1918
Nga tubimi në Shkodër do ta lind një parti politike me emrin Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, parti kjo që ishte esencialisht në luftë të pashpalluar deri më 1941 me Mbretërinë e Karagjorgjeviqëve serbian. Mu për këtë rreshtim Komiteti i Kosovës do ta marr një pjesë të meritave historike në Kongresin Kombëtar të Lushnjës. Kjo parti në rrafshin diplomatik tregohet e kufizuar. Prandaj sipas burimeve shumë më tepër ka kontribuar në çështjën kombëtare Qeveria proiataline e Turhan Pash Permetit, se sa ajo e Sulejman Delvinës që doli nga Kongresi i Lushnjës. Pra duam ta theksojmë se shqiptarët nuk flisnin me një zë.
11.Kongresi i Lushnjës 21 nëntor 1918
Kongresi i Lushnjës përbrenda kishte premsia islame (rreligjioze) mjaftë të theksuara tinzare, për faktin se Sulejman Delvina nuk dinte shqipën sa e si duhet. Madje ai nuk dinte të shkruaj shqip fare. Megjithë këtë prania e Hoxhë Kadrisë në Qeveri ishte sado pak simbol i shpresës për Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin dhe çështjën e tokave të okupuara siç ishte Vilajeti i Kosovës, Manstirit, Shkodrës dhe Janinës.
12.Kongresi i Shkupit 17 dhjetor 1919
Historikisht Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga nuk e kishin një koncept të përbashkët të ndërtimit të shtetit shqiptar. E vërteta, jeta e “përbashkët” në Parlamentin osman (1908-1911), qëndrimi ndaj Serbisë dhe Malit Zi (1912-1915), jeta e kombit nën Austro Hungarinë dhe dallimet esenciale në mes qëndrimit politik të Komitetit Kosovës (ku ishte tërësisht Hasan Prishtina) dhe Komitetit Shkupit (Xhemjeti- i themeluar më 17 XII 1919 në Shkup) në mes Hasanit dhe Nexhipit do të shpërthejnë dallime të mëdha, sa që Hasani “ilegalisht” do t` i drejtohet më 1 maj 1920: “Hazretleri –Zotëri Nexhip Bej, kurrë nuk të di që ke pirë raki, por si duket të ka nxanë pa pirë fare. Me serbianë (jugosllavë) nuk ka jetë politike, prandaj kurrë nuk do të jemi në një gojë. E e shef ore Zotëri (Hazretleri) se si të kanë trullosur sllavët. Ke pranuar emrin e partisë tyrqe:”Xhemjet”, për çka mileti nuk e din çka do të thot. Ke pranuar emrin e gazatës “HAK”, për çka mileti as nuk dinë të lexojë e as nuk i sherben adresës, sepse ne e bërëm alfabetin më 1908, dhe tash duhet të shkrihemi në te dhe për te, për ta faktorizuar.Pse lejon të kthemi në kohën e karamajmunëve. Në anën tjetër, sado Komiteti i Shkodrës të jetë efikas përmes Azem Bejtë Galicës dhe Bajram Currit e Bedri Pejanit, Nikolla Pashiqi po alarmon nepër Avropë se arrnautët: “kanë parti(Xhemjet) dhe gazetë(Hak) që distribuohet nepër të gjitha viset ku shtrihën muslimanët. E popull musliman nuk mund të gjinet askund në Glob. Mbes me shpres që t` i tuboni mendët rreth Flmurit të Skenderbeut, për të cilin Flamur kemi bërë burg bashk në Kalemegdan më 1912/1913, të cilin aq mirë e pati shpaluar Hazretleri Ismail Qemali në Vlonë më 28 XI 1912”(Hasan Beu, Arkivi DASIPJ/1920).
Po, kongresi i Shkupit e ka pasë një të mirë. Ka mendua shqip, ka folë osamnisht dhe ka vepruar turqisht, që do të thot ka punuar disi mbrapsht, duke e përfaqsuar por si Kryetar ai me origjinë nga Kosova –Nexhip Draga, nënkryetar ai me origjinë nga Tetova-Sheh Sadudini dhe duke mbajtur sekreatrinë i ndrituri Aqif Blyta nga Pazari i Ri- të tria krahina të Shqipnisë etnike. Po, kjo zgjedhje nuk majfton sepse e keni votura Kushtetutën e Vdocdanit, në plotëni. Atë Kushtetutë nuk e kanë votuar sllavët që quhën: Kroatë dhe Slloven. Pra, kur u trasferuat dhe u bëtë më “katolik se Papa”-më sllav se Pasiqi.Lidhur me këtë tragjedi po tregon pozita e shqiptarëve nepër katunde sidomos të Kosovës dhe Manstirit.” (shiqo: DASIPB, Koleksioni J. Jovanoviq-Maramba, Albanski stihovi, pesme i psima; Istrebljenje Aranuta).
13.Çështja shqiptare ka lëviz nepër tehun e thikës më 1920-1941
Pranimi i Shqipërisë në Shoqatën e Kombeve ndodhë më 17 dhjetor 1920. Në votim 35 shitete ishin për pranim të Shqipërisë në Shoqatën e Kombeve, 7 vende abstenuan dhe 7 mungonin. E vërteta, Shqipëria u pranua në Shoqatën e Kombeve, por brenda saj do të fillojë një luftë shumë e egër për pushtet, ku agjenturat sidomos ato serbe do të inskenojnë krizë pas krize, krejtë me qëllim që çështja e Kosovës dhe Çamërisë mos të vihet në rend dite. Në lidhje me këtë, themelimi i Zonës Neutrale të Junikut ishte një thikë pas shpine për Komitetin e Kosovës, për faktin se aty u tubuan të gjithë prijësit e rrezistencës. Aty do të infiltrohën shumë agjentë me emër dhe mbiemër të njohur për intriga. E vërteta, të gjithë intrigantët ishin shqiptarë nga Kosova dhe Mirdita.
E vërteta, për të drejtën e Shqipërisë për kufijë etnik e ka mbajtur në gjendje mobile Komiteti Mbrojtja Kombëtar e Kosovës, përmes peticioneve drejtuar Shoqatës Kombeve në Gjenevë. Lidhur me këtë realitet, dokumentet më reprezentative ishin peticionet e Hasan Prishtinës më 1927, 1929 dhe 1930. Në këtë drejtim është vepër historike edhe reagimi i tre proftërinjëve shqiptar (Shtjefën Kurti, Luis Gashi dhe Xhon Bizaku) që me një peticion dokumentar të tregojnë pozitën e shqiptarëve në Mbretërinë Jugosllave më 3 maj 1930. Në lidhje me këtë deri në fillim të Luftës Dytë Botërore, çështjën shqiptare jashtë kufijëve të Shqipërisë e përciellin pazaret e Jugosllavisë me Turqinë: Më 1933 kur aprovohet Marrëveshja, që sipas modelit grek të ndrrohet popullsia në mes dy shteteve. Me që Jugosllavia nuk kishte popullsi të krishterë në Turqi, më 1934 do të përpilohët Konventë e re, sipas modelit Rumun. Me këtë Konventë popullsia shqiptare do të lëvizë nga trojet e veta në drejtim të Tyrqisë, pa asnjë lloj kompenzimi. Me që edhe ky pazar nuk dha rrezultate, do të fillojnë bisedimet intenzive deri më 11 korrik 1938, kur aprovohet Konveta që:”Obligon popullsinë shqiptare në tërë Jugosllavinë që të vëndoset në Tyrqi, duke filluar nga 1 prilli 1939 e deri në qershor 1944, kur nuk duhej të mbetet asnjë familje shqiptare në Shqipërinë Kontinentale. Këtë pazar të “shekullit” e pengoi okupimi italian i Shqipërës më 1939, por e shpëtoi pastaj edhe okupimi gjerman i Jugosllavisë më 1941.
Gjatë okupacionit do të duken çarjët e mëdha politike brenda shqiptare. Një pjesë e parisë politike shqiptare do të plasohët në “prehër” të okupatorit, një pjesë do t` ia mësyjë istikameve dhe do të luftojë me të gjitha mjetet politike dhe ushtrake për çlirim.Por ajo luftë në fund do ta tradhtohet, ose do të tradhtojë, sepse Kosova dhe Çamëria mbëtën treva shqiptare të okupuara.
14.Periudha e pas Luftës Dytë Botërore dhe prapaskenat
Si tradhtoi paria politike e Kosovës
Në rrafshin politik çështja shqiptare do të lëvizet qysh më 1941 me moton: Dy republika (shtete) shqiptare një komb. Këtë vizatim strategjik e gjejmë në Rrezolutën e PKJ e dalur nga Kongresi i katërt i mbajtur në Drezden më 1928. Aty tekstualisht thuhet se Kosova duhet t` i bashkangjitët Shqipërisë, sepse Jugosllavia është krijesë artificiale e sajuar në sallonet diplomatike me pazare të ulta në Versaj më 1919. Prandaj, PKJ do të taktizojë për çka nuk do të mbahet rastësisht një lidhje “organike”, në mes PKJ dhe PKSH, gjithënjë duke e mbajtur çështjën e Kosovës temë kujdestare, por në stilin “Livadhin së bashku, por prodhimin gjithëmonë mua-jugosllavëve”. Në lidhje me këtë, kulmi i dialogimit të Çështjës Kosovës ndodhë më 1942 (25 maj- gusht) kur Dushan Mugosha nga Shqipëria me Vasil Shanton do të shkojë në takim me KQ PKJ në Bosnje. Prej kësaj kohe, të gjitha pazaret e Drezdenit do të vijnë duke u falsifikuar, ndërsa kulmi do të arrihët më 2 shtator 1944 kur Shtabi Suprem i Jugosllavisë (Tito) e degradon Shtabin Kryesor të Aradhave Partizane Nacionalçlirimtare të Kosovës në Shtab Operativ nën obrellën e Shtabit Kryesor të Serbisë. Dhe nuk është e rastësishme që më 8 shkurt 1945 në kushte të diktaturës ushtarake në Kosovë emrohët Sava Derleviq (serbian), kurse më 31 mars 1945 në krye të partisë (PKJ) emrohët Gjoka Pajkoviq (malazez).Këta dy emra zbulojnë se Rankoviqi e mori pushtetin dhe ushtrinë, ndërsa kolonistët malazezë në Kosovë e muarën partinë kujdestare politike.
15. Si u tradhtua paria politike e Shqipërisë
Nuk është e vertetë së Lufta antifashiste shqiptare ka qenë segment i lojës së vogël në pjesën e madhe të luftës. Përkundrazi, shkuarja e Bedri Spahiut, Ramandan Çitakut dhe Frederik Nosit (përkthyes) për t` u takuar me Shtabin e Aleatëve në Bari të Italisë ku arrihet pelqimi më 24 gusht 1944, që t` i ndihmohët Luftës antifashiste në Shqipëri dhe në Kosovë përmes krijimit të Frontit Dytë që do të hapej sa më shpejt në Ballkan. Nga ky Shtab do të mirret instruksioni fiks: “Mos e goditni Abas Kupin dhe Emrush Miftarin.”Ky fakt zbulon diçka spektakulare si qëndrim politik të Anglo-Amerikanëve, pas çlirimit nuk do të pajtohën që në politikë të konkuroj vetëm PKSH-Fronti Popullor, që në prezantimin e kombit të inaugurohet vetëm Shqipëria por edhe Kosova, me parti jo të ndikuara nga agjentët e Nazifashizmit. (shiqo: Stenogramet në A KQ LKJ Beograd 1944).
16.Takimi i Delegacionit shqiptar me Delegacionin Jugosllavë në Vis më 26 gusht 1944
Nnë Vis me përbërje: Bedri Spahiu, Koçi Xoxe, Ramadan Çitaku, arrihet marrëveshja shtesë më këtë tekst: “Nëse Shqipëria pas çlirimit ndërton sistem socialist, Kosova i takon Shqipërisë; Nëse Shqipëria ndërton sistem shumëpartiak-kapitalist, Kosova i takon Jugosllavisë”. Në bazë të studimit të koleksioneve të spiunazhit ndaj Enver Hoxhës nga: Kreta, Nishi dhe Gerumi, prej kah të gjitha informatat tuboheshin në Stamboll, dhe prej andej përmes Klubit “Asime Kosovës” plasoheshin në Vashington, provojmë ta nxierim qëndrimin e Perendimit ndaj Shqiptarisë-Shqipërisë Bregdetare dhe Shqipërisë Kontinentale. Atëherë më së shumti duhet besuar nëse i referohemi Informatës nga Rederik Beuli, i cili ishte përfaqsues i Mbretërisë Bashkuar në Konferencën e Bujanit më 31 dhejtor 1943 dhe 1-2 janar 1944, e që shkruan se: “Shqipëria po bëhet dhe ky realitet është interes edhe i Mbretërisë Bashkuar”. (Beili ishte në Bujan si përfaqsues Anglo-amerikan; kurse Shmit Huber ishte përfaqsues Gjerman në Lidhjën e Dytë të Prizrenit 17 shtator 1943). Kush e humbi luftën dhe kush fitoi, dihet.
17.Tradhtia ishte evidente nga instruktorët e PKJ-ës 1941-1945
Udhëheqësia ANÇSH do të tradhtohet përmes të ashtuquajturve instruktorë të KQ PKJ të cilët flisnin për drejtësi dhe barazi në mes popujve të Ballkanit, gjithnjë në emër të Kominternit, organizatë kjo që nuk njihej në Shqipëri sepse kishte pushuar së ekzistuari qysh më 1943. Kjo do të thot se M. Popoviqi, D. Mugosha, S. V. Tempo, Velimir Stojniqi, N. Dizdareviqi, P. Zllatiqi e të tjerë gënjenin se jemi të deleguar të Kominternit dhe të PKJ-ës, për Çështjën shqiptare. E vërteta, tërë lufta zhvillohej në dy fronte: për luftë kundër okupatorit dhe për luftë përqarëse dhe iluzioniste shqiptare se bashkimi i trojeve shqiptare do të ndodhë, por jo tani. E ajo “jo tani”, ishte luftë për të blerë kohë dhe gjeometri tokësore. Madje kjo llogari pati shkuar deri aty sa që Shqipëri mos të ketë fare si alternativë ekstreme e qarqeve serbiane. Ose si alternativë e zbutur, Shqipëri do të ketë por me sovranitet të kontrolluar dhe ata që e pranuan këtë pazar shumë shpejtë do të identifikohën, gjykohën dhe denohën me pushkatim si: Koçi Xoxe e rend deri më 1981, pa “shkëputje nga puna”!
18. Tradhtia e Apostol Tanefit me seli në Shkup
Likudimi i Koçi Xoxës në Tiranë e dëshproi klubin e Titos tejmase, sepse shpresonte se përmes tij të sillet me shqiptarë si me një “lodër të fëmijëve” lazdrana. Kuptohet se në këtë tradhti muarën pjesë Lindja dhe Perendimi. Nga çarqet Perendimore do të themelohet qendra e spunazhit dhe kontrabandës kundër Shqipërisë me qendër në Kretë. Këtë qendër e subvenciononte CIA dhe Sherbimi intelegjent i Ahmet Zogollit, i cili e kishte ekspoziturën e vet kryesore në Aleksandri të Egjiptit. Në zubvencionim merrte pjesë drejtë për drejtë edhe Shtabi i Mbretit Faruk, i cili do ta pajtojë Mbretin Zog me Mbretin e Italisë Viktor Emanuellin.Në Aleksandri vinte edhe mbreti i Bullgaris Borisi, për “ndonjë lojë bigjozi” siç thuhet në inforamtën 05/49-53. Por, shënimet kryesore nga Kreta i merrte edhe Shtabi i Titos me shifrën: “Njohtim zyrtar”, vetëm për Plakun”! Në atë leterkëmbi lëvizet edhe çështja e Qeverisë Apostol Tanefit në Shkup, por që shumë shpejtë iu ndërpre finansimi.
19.Qendra e spiunazhit antishqiptar në Kretë 1947-1957
Në koleksionin e Kretës gjindet edhe ky shënim zyrtar: “Millovan Gjillasi më 1947 do ta pyet A. Rankoviqin, me rastin e zbarkimit të gjeneralit Kupreshanin në Korçë kend do ta emroni drejtues shteti në Tiranë? A. Rankoviq i përgjigjet: ‘Pas konsultimit me shtabin e oficerëve që janë të veshur si popa, kemi qëndrimin që ta merojmë djalin e Cena Begut. Po në atë koleksion janë të shënuara edhe forcat politike shqiptare me të cilat do të zhvilloheshin pazare shumë të lehta si: me Zogistët e Veriut, Ballishtës e Jugut dhe Xhafer Devistët e Kosovës. Për ta lehtësuar aksionin “Fshisa në Jugsllavi” (është fjala për spastrimin e shqiptarëve, duke i deportuar në Turqi, për çka po punohej me “gazatarin” Hulusi Kejnanin) thuhet se “së pari duhet neutralizuar Ballistët sepse shtabet e tyre janë me plotë intelektualë. Së dyti, duhet sulmuar Devistët sepse i kanë përparësitë në banditizëm dhe mund të na e kthejnë sherbimin në bumerang. Pra asesi nuk duhet t` i forcojmë kosovarët me asnjë çmim. Të fundit duhet neutralizuar Zogistët, të cilët aspirojnë nishana dhe grada politike, e ku prijnë disa bajraktar katolik”. (Koleksioni i Titos i sajuar nga V. Dedieri 1979).
20. Agjentët e pafat-gjelat në pleh!
me këtë, çështja e Zenel Shehut, Hamit Matjanit, Muharrem Bajraktarit, Ibsen Toptanit, Gaço Gogës, Hasan Dostit, Alush Leshnakut, Abaz Kupit, Abaz Ermenjit,Prenk Pervizit, Kolë Bib Mirakës është kryekput “çështje e CIA-s më 1951. Ndërsa UDB-a në këtë avanturë anti shqiptare është vetëm një lloj zagari i gjuetisë, por mjaftë për të siguruar informata, të cilat janë më koncize nga të mbledhuarat në kampin e Nishit.
21.Qendra e spiunimit antishqipatr në Nish 1948-1958
Nëse lexohën me kujdes informatat që i tubonte Shtabi i Dushan Mugoshës në Nish, duke punuar për interesa të CIA-s nga ana jugosllave, kuptojmë se: “Ata të arratisur kanë synim ndrrimin e sisitemit në Shqipëri dhe sielljën e jugosllavëve për pozita dahinjësh në fronin e Tiranës”, do të shkuraj Gjeneral Veli Dedi, në një prononcim sekret më 1952.Së këndejmi, botimi i Bejtullah Destanit, DOSJA AMERIKANE për SHQPËRINË KOMUNISTE, Prishtinë 2023, pas leximit me kujdes të veçant,shihet se është një ngarkesë e druve në qerre parë e prap, por drutë nuk janë paluar si duhet dhe kujtë i dedikohën për ngrohje”, sepse nuk janë botim kritik, sepse mungon koleksionin i Nishit, i Gerumit dhe i Kretës, sepse janë të seleksionuara nga Shtabi i Asime Kosovës në Stamboll nga Zëri “Lidhja Kosovare”, por mbi të gjitha edhe nga Shtabi i Xhafer Devës, i cili më 1973 themeloi Lidhjën e Tretë të Prizrenit në ShBA. Shtohet pyetja: a e dinte CIA biografinë e Devës.Po, detalisht por kishte zotëruar mendimi se agjentët antidemokratik shqiptarë të shpërndar nepër botë është vështirë t`i përcjell çdo sherbim, aq më parë kur janë agjentë të piekur sikurse Xh.Deva. Pra, përciellja është më mirë të ndodhë kur të vijnë në Shtabin e Devës, të gjithë së bashku”. (Dokumnete të siellura nga Prof Dr Zhivko Avramovski).
Megjithë këtë, Çështja e Kosovës më 1953 do të quhet: “Çështje e mbyllur” pasi që ishte lidhur Marrëveshja me Turqinë, për deportimin e Shqiptarëve në Anadolli. Atje në Vilajetin Mysh ishin ngritur me mija koliba për muhaxherët që do të instalohehsin nga Kosova.(Marrëveshja Xhentelmene në KEF /1953, sekret shtetëror, në KEF/1953).
22.Kunderthënjet në mes kuadrove të Titos rreth Kosovës
Ndërsa Çështjae Shqipërisë do të quhet “Çështje e Mbylluar” në dosjet e CIA-s, UDB-es dhe MI6-it, pasi që Shqipëria ishte pranuar në OKB dhe në Paktin e Varshavës më 1955. Nuk kishte më pazare me Tiranën dhe për Shqipërinë. Atë botë në Jugosllavi dhe Londër, sipas dokuemneteve të tyre, do të vjen deri te një kundërshtim në mes Eduard Kardelit dhe Dobrica Qosiqit, që meriton për t` u kujtuar se ku ishte Tirana dhe ku Prishtina. Me që E. Kardel i kishte thënë autorit të romanit “Dielli është largë”, se Ti je rrenci më i madhë”. Qositi ishte përgjegjur: “Rrena është virtyti më i mirë i popullit serb. Ne rrejmë për të mashtuar dhe vetëm për t` i ngushlluar të tjerët, ne rrejmë për të kërkuar ndiesë, falje, ne rrejmë për të luftuar kundër frigës, rrejmë për ta maskuar mjerimin tonë. Rrena është një formë e patriotizmit tonë, dhe me të vërtetojmë intelegjencën tonë. Ne rrejmë me imagjinatë në mënyrë kreative”. E. Kardel do të përgjigjet: “Në letërsi lejohet trillimi-rrena, por në histori nuk lejohet sepse dokumentët pastaj ju demantojnë fillim e mbarim”.
Në lidhje me këtë, në në plenum të LKJ-ës mbajtur më 1957 “ilegalisht” E. Kardel do të shpalos tërë mendimin e tij se çka do të ndodhë për Jugosllavinë, e cila për çdo ditë ëndrron se si të “gëlltitët Shqipëria e ndonjë pjesë e shteteve fqinje”. Aty E. Kardel do të thot: “Është e natyrëshme që ne sllovenët dhe kroatët një ditë do të shkojmë kah Austria dhe Italia, Ndërsa ju serbët aspironi kah Rusia dhe Bullgaria”. D. Qosiq nga salla: E shqiptarët kah do të aspirojnë në të ardhmën? E Kardel shumë i qetë: “Po, jeni kah bërërni pazare me turkun që shqiptarët t`i shpërngulni në Turqi me lloj-lloj intrigash dhe premtimesh. Por Shqiptartë po bëhën arrë shumë e fortë, posaqërisht pas pranimit Shqipërisë në OKB. Pra nuk do të mundemi për t` i minuar, sepse ata aspirojnë bashkimin kombëtar për çka sipas parimit Leninist kanë të drejtë”. Këtu mshifet çështja se E. Kardelit i nevoitej Çështja shqiptare, për ta dobësuar epërsinë serbe në federatë. Në këtë drejtim është shfrytëzuar edhe Çështja maqedone, por në përmasa më të vogla.
23.Qendra e Spiunimit në Gerum të Trieshtës 1949-1989
e spiunazhit jugosllav kundër shqiptarëve në Trieshtë ka funksionuar deri më 1989. Por finansimi i është ndërprerë nga jugosllavët më 1960, atëherë kur Shqipëria del de fakto nga Pakti i Varshavës. Ky realitet ishte shumë i guximshëm dhe duhet vlerësuar rreshtimin shqiptar, do të shkruaj E Kardel. E vërteta, në Kosovë do të shënohet më 1960 një piknisje epokale: Do të fillojë hapja a fakulteteve në gjuhën shqipe. Do të fillojë në Beograd loja për decentralizimin e federatës, qëllim ky që do të shpërthej prap në Plenumin e LKJ më 1962. Nga kjo kohë finasimin e Qendrës spiuniazhit në Gerum, do ta menagjojë MI6 dhe pjesërisht një ekspoziturë agjenturore greke, realitet ky që do të mbyllët më 1989, përgjithëmonë.
24.Fundi i Luftës së Ftoftë dhe Çështja Shqiptare
Në këtë nye shtrohet një pyetje thelbsore. Kur do të largohët shqiptaria nga sanksionet e kohërave të kaluara dhe kohërave të përtashme, të cilat janë lokalizuar në dy nye neuralgjike, sidomos ndaj shtetit të Kosovës. Dhe pse mos ta themi kur kemi fakte, se momentalisht, kundërshtari më i egër ndaj shtetit të Kosovës në Evropë është shteti i Vatikanit. Në rend të dytë vijnë Rusia, Irani dhe Plastina me Serbinë.
Lufta e Ftoftë është manifestuar pas Luftës së Dytë Botërore në rrafshin politik dhe në rrafshin ushtrak. Si rrjedhojë e këtyre pozicioneve gjeostratetgjike dhe ideologjike ka ardhur deri te forsimi i luftërave lokale, mbi kurrizin e të cilave kanë kalëruar dy blloqet: I NATO-s (1949) dhe i Varshavës (1955). E vërteta, tërë muskulatura e forcës në mes këtyre dy blloqeve është vizatuar në dy rrafshe të Evropës dhe pastaj segmente të atyre kundërthënjeve janë manifestuar në Azi dhe Afrikë, të cilat flejnë mbi ari por që kanë mbetur më të varfurat në Botë. Segementi i parë i mbatjës së muskujve në mes blloqeve ushtarke ishte Muri i Berlinit. Segmenti i dytë në të cilin është investuar kot për disa dekada në “hie”, është kufiri shqiptaro-shqiptar. Kjo bela e ndau Shqipërinë më 1913, vetëm pse pjesa dermuese e shqiptarëve ishte e rreligjionit islam. Ndërsa në rastin e Murit Berlinit u denua populli gjerman, jo për shkak të rreligjionit, por për shkak të ideologjisë nazifashiste. E vërteta, palga gjemrmane filloi të mbyllët më 1975 kur Vili Brant u përkul simbolikisht para viktimave të hollokaustit. Ndërsa fundi pasoi më 1990 kur ra perdja e komunizmit në Rusi dhe Muri i Berlinit mbeti si një “prrallë tragjike”, që e bren çdo liridashës.Ndërsa shpartallimi i murrit shqiptaro shqiptar është vepër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1999.
Plaga shqiptare në anën tjetër mbeti varrë që kullon ende, edhe sot. Pse? Kjo plagë nuk është e theksuar tani për tani në luftë për Sazanin për çka i mbatën shigjetat italianët dhe grekët (1940), por Lufta për Urën e Ibrit sot që e ka ndarë një qytet sikurse Berlini, e që ka për prapavi dominimin mbi xehet në bazenin e Trepçës, është diçka më tepër se ideologji. Në lidhje me këtë mbatja e muskujve në urë, është një luftë e maskuar, sepse ende nuk është gjetur ndonjë qeveri marionetë e sigurtë që e jep më lirë tërë bazenin e xeheve, ëndërr kjo që nuk ka teori që do të realizohet. Në lidhje me këtë më 24 shtator 2023, pati një orvatje që “Çështja e Urës” të mbyllët me një luftë rrufe serbiane, por siç treguan ngjarjet u mbeti arra në fyt, atyre që planifikuan. Ky fakt disi tregoi se Banja nuk ka qenë ndonjë skenar origjinal, nga ai që e prodhoi Sreberenicën më 1995 kur ushtarët e Holandës u lidhën me mjete speciale për parmakët e urës mbi lum. E vërteta, rasti i Vagnerit në Rusi nuk është shpalosur prandaj edhe rasti i Radojçiqit në Kosovë, po luftohet të mbetët enigmë.
Të përfundojmë. Dëmet ne shqiptarët që ia kemi bërë veti kanë pasur një rrugë të gjatë. Kur do ta kuptojmë se në shumicën e etapave historike kemi “notuar” në rreth të thatë, nuk duhet pyetur krerët politik partiak e as ata që ishin e janë në fronin e shteteve. Për këtë plagë duhet pyetur arkivat ku flejnë planet ogurzeza të spiunëve që shitën për pak para, pa menduar se një ditë do të zbulohën të gjithë duke i lërë familjës faqe të zezë e kombit me mija e miliarda dëme kolaterale.
Shkirimi i kushtohët:Adem Demaçit, Shaban Shalës, Metush Krasniqit, Fazli Grejqefcit dhe Prof Zekeria Rexhës!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
