Kush ka përparësi në kryqëzim?

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 14:55
Kush ka përparësi në kryqëzim?

Si do të reagonit?

Shumica e aksidenteve të trafikut ndodhin nga mosrespektimi i shenjave dhe rregullave, por ndonjëherë ndodhin për shkak të mosdijes së shoferëve.

Në situatën e paraqitur në foto, semaforët në kryqëzim nuk funksionojnë, dhe makina blu mbylli hyrjen në kryqëzim për makinën numër 3, e cila ndodhet pas saj, përpara hyrjes në kryqëzim.

Detyra juaj është t’i përgjigjeni saktë pyetjes – kush ka përparësi?

Na tregoni se çfarë mendoni.

Kjo është përgjigjja:

Duke qenë se nuk funksionojnë semaforët, situata është e njëjtë si kur kryqëzimi nuk është i rregulluar, të gjitha automjetet vijnë nga rrugë të së njëjtës rëndësi.

Në atë rast zbatohet rregulli i anës së djathtë që thotë se në kryqëzim mjeti që ruan drejtimin e lëvizjes ka përparësi ndaj mjetit që vjen nga kahu i kundërt dhe kthehet majtas.

(Kosova Sot Online)